Tedi Papavrami çel sezonin në Stamboll
STAMBOLL- Violinisti shqiptar Tedi Papavrami vazhdon të ngjitet në skena të ndryshme të botës. Koncerti më i fundit e ka dërguar atë në Stamboll të Turqisë. Violinisti është ftuar për të çelur sezonin artistik të Orkestrës Filarmonike "Borusan Istanbul" me një koncert që do të mbahet mbrëmjen e nesërme. Papavrami, do të shoqërohet në këtë interpretim edhe nga pianisti Huseyin Sermet si solist. Në program për t'u interpretuar në këtë aktivitet do të jenë dy kompozitorë të njohur, koncerti no 1 për piano i Mendelson dhe koncerti për piano dhe violinë nga Çaikovski. Interpretimin e dy artistëve të njohur do ta shoqërojë dhe Orkestra Filarmonike, e cila do të drejtohet nga Gurer Aykal. Kjo nuk është hera e parë që pianisti i njohur shqiptar realizon koncerte në Turqi. Edhe më parë ai është ngjitur në skena të qyteteve të ndryshme. Axhenda e tij artistike vazhdon të jetë e mbushur në vijim e do ta çojë violinistin në skena e koncerte të ndryshme. Pas një mungese të gjatë në skenën shqiptare, disa muaj më parë Papavrami interpretoi disa koncerte për publikun e vendit të tij.
(s.g/BalkanWeb)