Tedi Papavrami, “udhëtim në Evropë” nga Shqipëria
06/05/2009 Është hera e parë që vjen në Tiranë me një ftesë zyrtare. Violinisti Tedi Papavrami këtë herë është i ftuar nga një institucion publik dhe oferta e radhës është “serioze”.
Më 9 maj ai do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për të dhënë një koncert në rastin e Ditës së Evropës, i shoqëruar nga orkestra simfonike TKOB-it nën drejtimin e dirigjentit grek Alkis Baltas.
“Udhëtim muzikor nëpër Evropë” do të hapet me himnin e Shqipërisë dhe atë të Evropës luajtur nga orkestra, më pas kjo orkestër do ta shoqërojë violinistin në uvertura të autorëve shqiptarë. Në program janë edhe vepra muzikore nga Bethoven, Chausoon, Dvorak, Sarasate dhe Paganini për violinë dhe orkestër ose vetëm për orkestër. Në fillim të këtij viti Papavrami ka nisur sezonin koncertal në Prishtinë, duke u rikthyer pas dy vitesh nga koncerti që ka mbajtur me Filarmoninë, ndërsa është prezantuar me koncert solistik. Por ndërkohë aktiviteti artistik i Papavramit është shumë i ngjeshur. Krahas shumë koncerteve, në mars ai ka luajtur recital me piano, së fundi ka interpretuar në festivalin "Printemps des arts" në Montekarlo. Ndërkohë më 15 maj do të luajë koncertin e tretë të Saint Saens dhe poemën e Ernest Chausson me orkestër në Gjenevë. Shumë shpejt, në qershor, ai do të regjistrojë një disk të ri me orkestrën e Liege në Belgjikë.