Katër vetëvrasje shënohen brenda një dite
06/05/2009 Për tre viktimat, shkak depresioni. Një fëmijë 8-vjeç mbytet aksidentalisht me litar
Tre vetëvrasje, njëra prej të cilave e mbetur në tentativë dhe një vdekje aksidentale janë regjistruar 24 orëshin e fundit në të gjithë Shqipërinë. Viktimat janë të moshave të ndryshime duke filluar nga një djalë 8-vjeçar i mbytur aksidentalisht nga litari i kolovarëses deri tek një grua 80-vjeçare, e cila ka goditur veten disa herë me thikë.
Vetëvrasjet
Rasti i parë është shënuar në Durrës dje në mëngjes teksa familjarët e një të riu 28-vjeçar e kanë gjetur këtë të fundit të vetëvarur. Blenard M. 28-vjeç babai i një vajze 3 vjeçe është gjetur i varur në zdrukthëtarinë ku punonte së bashku me të atin. 28-vjeçari, sipas pohimeve, nga të afërm kishte rënë në depresion, pasi ai e kishte të pamundur të kuronte gruan, e cila vuante nga zemra dhe ndërkohë pret edhe fëmijën e dytë. Frika e përballimit të barrës së dytë në një gjendje problematike të shëndetit të bashkëshortes, ka thelluar krizën mendore të të riut. Disa herë në familje është diskutuar pamundësia e tyre për ta kuruar nusen e re, e cila mbahet nën kujdes të fortë mjekësor për shkak të tronditjes së rëndë që i ka sjellë vdekja e burrit. Ndërkohë loja me litar në një kolovarëse i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme një fëmije në Spitallë të Durrësit. Pasditen e djeshme, rreth orës 15 në oborrin e shtëpisë, është gjetur i varur në litar viktima i quajtur Agustin L., 8 vjeç. Fëmija së bashku me bashkëmoshatarë të lagjes si dhe më të vegjël se ai vet, mblidheshin në një kënd të oborrit atje ku kishte varur litarin për të lozur të gjithë me radhë. Në kohën që Lasku 8-vjeçar ka hipur për të rrëshqitur i shtyrë nga pas nga fëmijë të tjerë, Agustin Lasku nga pakujdesia ka futur kokën në litar duke krijuar edhe lakun e kokës. Litari është përdredhur disa herë nga shpejtësia e të lëvizurit dhe në këtë mënyrë ka shkuar gjithnjë e më shumë duke i bllokuar edhe frymëmarrjen fëmijës 8-vjeçar. Një e moshuar në moshën 80 vjeç ka vendosur të vetëvritet duke u goditur në bark disa herë me thikë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 në fshatin Kuqan të rrethit të Elbasanit. Shahine L. 80 vjeç lindur në Gramsh dhe me banim në fshatin Kuqan ka vendosur që në mënyrën më makabre të vetëvritet. E moshuara ka përdorur thikën e kuzhinës për të realizuar krimin ndaj vetes duke u vetëqëlluar disa herë në pjesën e barkut. Ajo është në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit. Po në këtë qark i ka dhënë fund jetës me kallashnikov një 21-vjeçar nga Cërriku teksa ishte duke kryer shërbimin ushtarak. Eglantin M. 21 vjeç me banim në lagjen nr 3 në Cërrik u vetëvra natën e kaluar teksa ishte në vendin e shërbimit pranë repartit të mbrojtjes civile në Krastë të Elbasanit. Me gjithë ndihmën e dhënë nga oficerët dhe ushtarët e tjerë ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka mbërritur në spital i vdekur. Nga burime ende të pakonfirmuara thuhet se telefonata e fundit pak minuta para se të vriste veten ka qenë me të ëmën. Kjo telefonatë mendohet të ketë qenë e fundit për të dhe dyshohet se ai ka thënë lamtumirë duke bëra gati dhe shkrehur armën menjëherë pas fjalëve tronditëse. Në repart i riu konsiderohej shembull për korrektësinë e tij. Nga të njëjtat burime konfirmohet se i riu kishte qenë një ditë më parë në shtëpinë e tij në Cërrik. Sipas shokëve, ai kishte të atin të paralizuar dhe ndoshta ky problem ka ndikuar për të ndërmarrë aktin fatal të vetëvrasjes.
Vetëvritet 28-vjeçari
Blenard M. 28-vjeç babai i një vajze 3 vjeçe është gjetur i varur në zdrukthëtarinë ku punonte së bashku me të atin. 28-vjeçari, sipas pohimeve nga të afërm, kishte rënë në depresion pasi ai e kishte të pamundur të kuronte gruan, e cila vuante nga zemra dhe ndërkohë pret edhe fëmijën e dytë. Frika e përballimit të barrës së dytë në një gjendje problematike të shëndetit të bashkëshortes, ka thelluar krizën mendore të të riut. Disa herë në familje është diskutuar pamundësia e tyre për ta kuruar nusen e re, e cila mbahet nën kujdes të fortë mjekësor për shkak të tronditjes së rëndë që i ka sjellë vdekja e burrit. Viktima ishte mbyllur në vetvete dhe prej disa muajsh thuajse nuk dëshironte të komunikonte me askënd. Marangozi një natë para ngjarjes duket se kishte marrë edhe vendimin. Ai ka dalë në orët e vona të natës nga shtëpia dhe pasi ka hyrë në lokalin e punës e ka mbyllur nga brenda zdrukthëtarinë. Në mëngjes Blenard Molla është gjetur i varur me litar brenda lokalit të punës. Ka qenë i vëllai i tij, i cili është vënë në kërkim të 28-vjeçarit menjëherë pasi bashkëshortja e viktimës ka dhënë edhe alarmin në mëngjes.
Xh. Gradica
Shpëton 80-vjeçarja
Një e moshuar në moshën 80 vjeçe ka vendosur të vetëvritet duke u goditur në bark disa herë me thikë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 në fshatin Kuqan të rrethit të Elbasanit. Shahine Latifi 80 vjeçe, lindur në Gramsh dhe me banim në fshatin Kuqan, ka vendosur që në mënyrën më makabre të vetëvritet. E moshuara ka përdorur thikën e kuzhinës për të realizuar krimin ndaj vetes duke u vetëqëlluar disa herë në pjesën e barkut. Sipas të afërmve të familjes, plaka e ka kryer vetëvrasjen në kohën kur nuk kishte asnjë në shtëpi. E gjetur e gjakosur nga familjarët, 80-vjeçarja është transportuar në spitalin kirurgjik ku ka marrë mjekimin e nevojshëm. Sipas të dhënave për shkak të moshës së saj, gjendja është e rënduar. Sipas mjekëve, ende nuk mund të flitet për gjendjen e të moshuarës, pasi ajo ndodhet në reanimacion. Në vendin e ngjarjes shkoi një grup hetimor, i cili arriti në konkluzionin se e moshuara është vetëvrarë në kushtet e tronditjes së rëndë psikike për shkak të depresionit. 80-vjeçarja u ka thënë efektivave se jetonte vetëm dhe se i ishte mërzitur jeta e vetmuar që bënte. L. Lleshi
Vetëvrasja e ushtarit
I ka dhënë fund jetës me kallashnikov një 21-vjeçar nga Cërriku teksa ishte duke kryer shërbimin ushtarak. Eglantin M. 21 vjeç me banim në lagjen nr 3 në Cërrik u vetëvra natën e kaluar teksa ishte në vendin e shërbimit pranë repartit të mbrojtjes civile në Krastë të Elbasanit. Me gjithë ndihmën e dhënë nga oficerët dhe ushtarët e tjerë ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka mbërritur në spital i vdekur. Nga burime ende të pakonfirmuara thuhet se telefonata e fundit pak minuta para se të vriste veten ka qenë me të ëmën. Kjo telefonatë mendohet të ketë qenë e fundit për të dhe dyshohet se ai ka thënë lamtumirë duke bëra gati dhe shkrehur armën menjëherë pas fjalëve tronditëse. Në repart i riu konsiderohej shembull për korrektësinë e tij. Nga të njëjtat burime konfirmohet se i riu kishte qenë një ditë më parë në shtëpinë e tij në Cërrik. Sipas shokëve, ai kishte të atin të paralizuar dhe ndoshta ky problem ka ndikuar për të ndërmarrë aktin fatal të vetëvrasjes. Ndërkohë shokët e të riut shprehen se ai ishte një tip mjaft gazmor e i shoqërueshëm dhe akoma nuk e besojnë se Englantini i ka dhënë fund jetës.
L. Lleshi
Vdekja e 8-vjeçarit
Loja me litar në një kolovarëse i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme një fëmije në Spitallë të Durrësit. Pasditen e djeshme, rreth orës 15 në oborrin e shtëpisë është gjetur i varur në litar viktima i quajtur Agustin L., 8 vjeç. Fëmija së bashku me bashkëmoshatarë të lagjes si dhe më të vegjël se ai vet, mblidheshin në një kënd të oborrit atje ku kishte varur litarin për të lozur të gjithë me radhë. Në kohën që Lasku 8-vjeçar ka hipur për të rrëshqitur i shtyrë nga pas nga fëmijë të tjerë, Agustin Lasku nga pakujdesia ka futur kokën në litar duke krijuar edhe lakun e kokës. Litari është përdredhur disa herë nga shpejtësia e të lëvizurit dhe në këtë mënyrë ka shkuar gjithë e më shumë duke i bllokuar edhe frymëmarrjen fëmijës 8-vjeçar.