E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis aplikimi i tarifes 2 mijw lekw dhe e kompensimit

06/05/2009  Karta e identitetit, Posta Shqiptare nis pajisjen

e shtetasve me kuponë për shtetasit pa pasaportë

Në zbatim të vendimit të qeverisë bazuar dhe në udhëzimin e Ministrisë së Financave. Lista e shtetasve që nuk disponojnë pasaportë marrë nga Ministria e Brendshme është shpërndarë në të gjithë zyrat postare në shkallë vendi. Posta Shqiptare është e angazhuar totalisht në zbatimin e vendimit të qeverisë për pajisjen me kupona të shtetasve që nuk kanë pasaportë, por edhe për kompensimin e kategorive përfituese të përcaktuara me VKM, kompensim i cili do të paguhet në zyrat postare. Zyrat Postare njëkohësisht vazhdojnë të jenë të hapura në shërbimin me dy turne dhe për pjesën tjetër të qytetarëve të cilët duan të aplikojnë për letërnjoftim elektronik dhe vazhdojnë të jenë të hapura dhe të shtunë e të dielë me qëllim që të gjithë të mund të marrin kuponin dhe të aplikojnë për letërnjoftimin elektronik. Brenda një kohe rekord nga marrja e udhëzimit nga Ministria e Financave ditën e djeshme, strukturat e Postës Shqiptare kanë punuar deri në orët e vona të mbrëmjes, me qëllim përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme në të gjithë rrjetin postar për shpërndarjen e kuponëve sipas këtij vendimi. Janë printuar tashmë të gjitha listat e personave pa pasaportë të ardhura nga Ministria e Brendshme të cilat janë shpërndarë në të gjitha zyrat postare të qyteteve sipas njësive administrative dhe procesi i shpërndarjes së këtyre listave neper komuna e fshatra fundore është kryer plotësisht. Brenda ditës së sotme, të 551 zyrat postare deri në skajin më të largët të vendit janë të gatshme të ofrojnë shitjen e kuponëve të shtetasve pa pasaporte sipas vendimit të qeverisë. Ndërkohë vlen për tu theksuar se listat e personave pa pasaportë të cilët përfitojnë kuponin duke arkëtuar fillimisht 200 lekë sipas vendimit të qeverisë ndodhen në zyrat postare sipas njësive të qeverisjes vendore (minibashkive). Nga ana tjetër, në zyrat postare në të gjithë Shqipërinë janë shitur mbi 800 mije kupona për letërnjoftim elektronik si dhe rreth 7 mijë kuponë për pasaporta biometrike.

Gjithashtu, janë kompensuar mbi 30 mije pensioniste qe përfitojnë nga skema e kompensimit për pajisjen me letërnjoftim te shtetasve në nevojë.

LISTAT E QYTETAREVE PA PASAPORTE JANE PRANE ZYRAVE POSTARE SI ME POSHTE

NJ.BASHKIAKE NR.1 DHE NR.2

POSTA NR.1 dhe NR. 13

NJ.BASHKIAKE NR.8 DHE NR.9

POSTA NR.4

NJ.BASHKIAKE NR.6

POSTA NR. 6

NJ.BASHKIAKE NR.11

POSTA NR. 7

NJ.BASHKIAKE NR.5

POSTA NR. 8

NJ.BASHKIAKE NR. 7

POSTA NR. 9

NJ.BASHKIAKE NR. 4

POSTA NR. 10

NJ.BASHKIAKE NR. 3

POSTA NR. 14

NJ.BASHKIAKE NR. 10

POSTA NR. 5

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›