E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hëna, në tablotë e pikturës

Në galerinë private të artit Kledio është hapur ekspozita e piktores së re Elvira Gjergji. Në ciklin e pikturave të saj të prezantuar në këtë ekspozitë bëjnë pjesë 37 punime, të cilat piktorja e re i ka përmbledhur nën titullin Hëna. Janë 37 punime në të cilat paraqitet hëna në forma, ngjyra dhe perceptime të ndryshme. Në gjithë ciklet e hënës, ndryshimet dhe trasnformimet e saj pikturat e Elvirës janë mbresëlënëse, të shoqëruar me një lloj misteri të pazbërthyeshëm. Piktorja beratase Elvira Gjegji ka marrë pjesë edhe në konkursin e arteve vizive Edward Lear, që zhvillohet çdo vit në qytetin e Beratit. Hëna gjithnjë frymëzuesi i poetëve, muzikantëve apo artistëve është e tillë edhe për piktoren Elvira Gjergji. E diplomuar për skulpturë, Elvira gjithsesi nuk i largohet materies, lëndës se prekshme, në teknikën që përdor në pikturë, duke i dhënë ngjyrave trup dhe reliev. Ekspozita kushtuar Hënës do të qëndroje e hapur deri me datë 8 maj në galerinë Kledio.

Last Updated on Tuesday, 05 May 2009 19:45

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›