E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tefta Tashko Koco ne repertorin e viteve 30

Teatri Kombetar i Operes dhe Baletit e kujton sopranon dhe kengetaren lirike Tefta Tashko Koco ne 100-vjetorin e lindjes sot ORA 19.00. Arti lirik i jetes sime eshte homazh koncertor qe kengetaret e TOB-it do ta bejne me interpretimin e repertorit te Tashkos repertor qe e ka kenduar ne vitet tridhjete te shekullit te kaluar.


Orkestra Simfonike dhe kori i Teatrit me soliste Mariana Leken Ylber Gjini Irini Nikolla Etleva Golemi Armald Kllogjeri Shpresa Beka Eriona Gjyzeli etj. do te drejtohet Zhani Ciko.


Nder rolet e interpretuara jane Mimi nga opera La Boheme qe sopranoja e ka kenduar me 1934 ne Paris dhe Beograd Violeta te La Traviata kenduar me 1934 ne France dhe Itali Butterfly te Madame Butterfly kenduar me 1935 ne France Lejla te Peshkataret e perlave me 1935 ne France Michaela te Carmen kenduar me 1934 ne France Lucia te Lucia di Lamermur kenduar me 1935 ne France e me Rosina te Il barbiere di Seviglia me 1936 Margarita te Faust me 1934 Manon te Dasma e Figaros me 1934 te gjitha keto i ka interpretuar ne skenen franceze.


Tefta Tashko Koco u lind ne Fajum Egjipt me 2 nentor 1910. Shkollen e mesme per muzike e kreu ne vitet 1927-1931 prane Conservatoire de Musique ne Monpelje ne Institut Musical Dramatique Professionel ne Paris dhe kater vitet me pas studion ne ne Conservatoire National de Musique et de Declamation ne Paris. Krahas studimeve ajo provon ne disa skena evropiane nder to edhe ne Operen Komike te Parisit.


Kthehet ne Shqiperi ne vitin 1936 dhe bashke me Marie Krajen Jorgjie Trujen Kristaq Antoniun Mihal Ciko Kristaq Kocon dhe pianistet Lola Gjoka dhe Tonin Guraziu krijon grupin pionier te kantos. Jane aktiv japin koncerte ne Shqiperi dhe jashte saj.


Aktiviteti i saj vitit 1945 njeh edhe nje periudhe te shkurter lulezimi me pas vijne zhvillimet politike vendi hyri nen diktature dhe familja Tashko eshte e ekspozuar hapur ndaj goditjeve te para te regjimit te Hoxhes.


Energjite e sopranos frenohen dhe ajo shihet te kendoje larg operistike vetem ne koncerte me piano ku kryesisht interpretonte kenge popullore Kroi i fshatit tone Dola ne penxhere Kur me vjen burri nga stani oh ku po shkon moj goce vogel Fryn veriu Kenke nur i bukuris As aman o syri zie etj..


Fale ketyre regjistrimeve ruhet prej artistes ai imazh i brishte elegant dhe si prej endrre qe gezon edhe sot. Nje pjese e mire e repertorit te Tashko Kocos eshte e regjistruar ne pllaka gramafoni te shoqerise Columbia.
Iu dha titulli Artiste e Popullit.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›