E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A3 fituesit me 4 nentor

Sot mbyllet zyrtarisht gara per 2428 kuotat e lira ne te gjithe universitetet publike ne vend


Per te gjithe maturantet te cilet nuk rezultuan fitues gjate fazes se pare te pranimeve ne universitete ora 1800 e pasdites se sotme eshte afati i fundit per te plotesuar formularin A3 ne menyre qe te jene serish pjese e gares per ne universitet.


Kandidatet kane pasur ne dispozicion gjashte dite kohe per te pazgjedhur programet e preferuara ne formularin A3 i cili u be publik me 21 tetor ne faqen zyrtare te Ministrise se Arsimit per tu shperndare vetem nje dite me vone ne te gjitha drejtorite e shkollave perkatese ne vend.


Pas ores 1800 te dites se sotme te gjitha shkollat do te permbyllin procedurat perkatese per ti derguar me pas formularet ne APRIAL ku dhe do te behet shqyrtimi dhe percaktimi i fituesve te fazes se katert te pranimeve ne universitete. Ne kete faze te dyte te regjistrimeve maturantet jane ne gare per 2428 te drejta studimi ne rreth 200 dege te ndryshme.


Ndersa me date 4 nentor APRIAL shpall fituesit e ketij raundi te dyte te cilet do te mund te regjistrohen prane fakulteteve perkatese nga data 5 deri me 8 nentor. Dokumentet dhe per regjistrimet ne kete faze te dyte do te jene te njejtat deftese pjekurie dokument identifikimi dy fotografi si dhe mandatin e arketimit te tarifes se regjistrimit prej 1500 lekesh.


Ndonese Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj para nisjes se procesit te Matures Shteterore deklaroi se pranimet ne universitete do te mbylleshin vetem me nje faze nuk ndodhi keshtu. Ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te zhvilluar pak jave me pare u miratua vendimi per rishperndarjen e vendeve te mbetura bosh pas perfundimit te regjistrimeve ne universitete.


Ne relacionin e hartuar fill pas perfundimit te regjistrimeve te fazes perfundimtare sqarohet se ne shume prej degeve te fakulteteve publike kane mbetur kuota bosh kryesish ne deget me pak te preferuara si ato inxhinierike apo programe studimi ne rrethe.


Ne kete kuader kandidatet qe nuk kane mundur te jene fitues ne asnje dege do te kene edhe nje mundesi tjeter per te vijuar studimet e larta. Burime nga Ministria e Arsimit theksojne se asnje prej vendeve te mbetura bosh ne cfaredo lloj programi studimor nuk do te shkoje dem.


Part-time regjistrimet pas 8 nentorit

Menjehere pas perfundimit te procesit te regjistrimit te fituesve te fazes se dyte ne universitetet publike te vendit do te nise nje tjeter proces regjistrimi.


Te gjithe ata kandidate te cilet per arsye te ndryshme nuk kane rezultuar fitues edhe ne kete faze te dyte do te kene nje tjeter mundesi per te fituar te drejten e studimit por kesaj here ne sistemin me kohe te pjesshme.


Burime nga MASH bejne te ditur se regjistrimet per keto programe studimi do te nisin fill pas 8 nentorit date qe shenon perfundimin e regjistrimit te fituesve te programeve me kohe te plote. Per vitin akademik 2010-2011 do te ndjekin studimet me kohe te pjesshme 8130 studente.


Ndersa kuotat e pranimeve ne programet e studimit te ciklit te pare te edukimit ne distance te jene 40. Per ata qe deshirojne te transferojne studimet kuotat transferim jane 200. Ndersa per te gjithe shqiptaret e trojeve dhe shtetasit e tjere te huaj qe deshirojne te ndjekin studimet part-time ne Shqiperi Keshilli i Ministrave ka miratuar 100 kuota.


Po 100 jane dhe kuotat e miratuara per kategorine e studenteve familjaret e te cileve kane statusin e te perndjekurit politik. Ndersa per studentet e verber dhe per studentet qe i perkasin komunitetit rom jane miratuar nga 20 kuota.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›