Taksat per bankat terhiqen Financat

Pas nje jave diskutimesh te forta ne zyrat e ministrise Shoqata e Bankave ka arritur tia dale me sukses duke mos ndryshuar ligjin qe i rriste me shume detyrimet per tu paguar ne tatime.
Argumenti kryesor i tyre ishte kostoja e larte dhe fakti se asnje vend ne bote nuk e aplikonte skemen qe kerkonte qeveria.
I gjithe debati rreth ndryshimeve te propozuara ne ligjin Per tatimin mbi te ardhurat nisi rreth dy jave me pare kur ministri Ilir Meta ne cilesine e kryetarit te Keshillit Konsultativ te Biznesit i beri me dije sektorit bankar propozimet e paraqitura nga Ministria e Financave.
Behej fjale per nenin 25 te ligjit Rezervat ligjore per bankat dhe shoqerite e sigurimit qe prek masen e njohjes si shpenzim te zbritshem te mases se provigjioneve qe krijojne shoqerite bankare.
Ketyre shoqerive u njihen provigjionet ne masen e percaktuar ne kuadrin ligjor te Bankes se Shqiperise ligji nr. 9662 date 18.12.2006 Per bankat dhe ne rregulloren Per administrimin e rrezikut te kredise.
Ky propozim i nxirrte bankat me detyrime te larta per te paguar ne arken e shtetit ne formen e tatimit mbi te ardhuren ne masen 10 per qind.