Taksat, Kryeministri ta kthejë gishtin nga vetja
Armela Imeraj
Shumë herë është folur përnismat pa sens dhe thellësisht me karakter komunist të kësaj qeverie, po që ta shtrinte
fillin e vetëvendosjes deri te bizneset e vogla, këtë nuk e kishte menduar kush. Që Berisha në vaktin e tij të dytë nuk do mbante premtimet, këtë e dinin të gjithë. Që kryeministri do bëhej dhe pronar për çdo biznes, qoftë ky edhe një shitës gazetash, këtë askush nuk e kishte menduar. Po që të bëhej bashkëpronar me dhunë dhe pa kontribut financiar me çdo biznesmen që shet vajin, sheqerin, miellin, që shërben kafe apo që servir pjata në restorant, këtë nuk e kishte menduar kush. Ky kryeministër në ikje tashmë ka nisur të vendosë vetë sa punonjës do punësojë çdo biznes, edhe ai më i vogli në vend. E pastaj të mos flasim për pasojat e krizës, të cilat kanë nisur të ndjehen dukshëm, ku bizneset sipas skemës së kryeministrit, o do kenë aq punonjës sa ai u thotë, në bare e kafe të vendit, ose përndryshe duhet ta mbyllin biznesin, sepse është Ai Burri që u thotë s’ke mundësi të punosh me kaq punonjës, por me aq punonjës sa dua unë.
Çdo gjë në këtë vend është bërë me referencë:
Referencë për shitjen e pronës së paluajtshme
Referencë në dogana
Referencë për numrin e punonjësve
Referencë për pagat….
Dhëntë Zoti nuk na gdhihet ndonjë ditë kryeministri keq, e të na japë referencë dhe për numrin e lindjeve në familjet tona … se pastaj do ishte dhe kryefamiljar i çdo shtëpie…
Tatimi mbi biznesin e vogël
Në të gjithë vorbullën e informacionit hileqar që prodhon çdo ditë me zell qeveria, sulmon vendorët për rritje të tatimeve. Tatimi mbi biznesin e vogël ishte 3% mbi fitimin në ‘05. Ky tatim pas procesit të decentralizimit, nuk do derdhej më në arkën e shtetit, por në arkën e bashkive. Kjo qeveri vendosi që ky tatim të mos ishte 3%, por 1.5%, duke përgjysmuar të ardhurat e bashkive në mbarë vendin. Po në këtë kohë për të mos patur asnjë humbje në buxhet të shtetit, u vendos që për vitin 2009 të merrej nga biznesi i vogël për llogari të arkës së shtetit 10% e tatim fitimit – 1.5% të tatim-fitimit të biznesit të vogël që paguhet për llogari të pushtetit vendor (pasi kemi të bëjmë me të njëjtin lloj kontributi).
Duke mos marrë përsipër të sqaroj ndonjë gjë që nuk e dinë bizneset, pavarësisht akuzave e zhurmës që bën propaganda kryeministrore, preferoj të sjell një shembull shumë të thjeshtë, në mënyrë që gjithçka të kuptohet në gjuhë matematike:
Biznesi A, 10%-shi i tatim-fitimit llogaritet 100 mijë lekë Biznesi A paguan tek vendori 50 mijë lekë
100.000-50.000=50.000 mijë lekë
Biznesi A do të paguajë për qeverinë 50 mijë lekë
Biznesi B 10%-shi i tatim-fitimit llogaritet 100 mijë lekë
Biznesi B ta zëmë se ia uli vendori detyrimin në lek
100.000-1=99.999 lekë
Biznesi B do të paguajë 99.999 lekë për llogari të qeverisë
Është shumë e thjeshtë, çfarëdo takse të vendosë pushteti vendor, diferenca nga fitimi i llogaritur do të shkojë për llogari të buxhetit të shtetit, pra në qeveri dhe nuk mbetet fare në xhepin e biznesit. Pra, edhe sikur një euro të ishin taksat e bashkisë (po marr shembull me një euro meqë kryeministri i ka shumë qejf shembuj të tillë), qeveria përsëri do mbledhë të ardhura akoma më të shumta, dhe në fund shuma që do të largonin nga xhepi i tyre bizneset do ishte po e njëjta, pavarësisht sa është taksa e bashkisë. E meqë Kryeministri pati premtuar një ulje taksash prej 1.5%, kjo na doli një lojë fëmijësh e nivelit ngriva shkriva. Qeveria dhe Kryeministri nga njëra dorë bëjnë sikur ia japin dhe nga tjetra veç ia marrin biznesit të vogël ato pak para që mund të fitojë. Kështu me ligjin e ri që ka hyrë në fuqi për llogari të vitit 2008, qeveria ka nisur të arkëtojë atë vleftë monetare që bëri sikur ua hoqi bizneseve me uljen e famshme të taksave në nivelin 1.5%. Përveç kësaj, qeveria është treguar edhe më tinzare, pasi në udhëzimin që shoqëron ligjin kërkon që veprimet ndërmjet një shitësi shumice dhe biznesit të vogël të kryhen me bankë… Gjë që është e gjithëpranuar se askush nga bizneset që shesin në tregje nuk kryejnë veprime me llogari bankare.
Zhurma qeveritare e rritjes së taksave tre apo katërfish nga pushteti vendor, është një vërë në ujë, pasi vetë i rrit taksat kryeministri e po vetë bërtet për rritje taksash.
Ndërsa ndiqja me interes metodën e mbrojtjes së qeverisë më bëri përshtypje zëri qeveritar që tha: “Ne e bëmë këtë pasi duam që të rimbursojmë bizneset e vogla, ngaqë bashkia iu merr më tepër detyrime”.
M’u kujtuan mijëra biznese të mëdha, të cilat nuk rimbursohen kurrë, rrinë vërdallë nëpër dyer tatimesh e kapin për xhakete çdo inspektor tatimor. Kjo është gënjeshtra më e madhe që bëri ky zë qeveritar. Kjo shtuar dhe faktin, që duke iu referuar shembullit të mësipërm është e vetëkuptueshme që nuk do të lindë asnjëherë nevoja për rimbursim, sepse këtë ligj nuk e hartuan për të dhënë, por për të marrë nga xhepi i çdo biznesi të vogël. Kryeministri le t’ia vërë ultimatumin vetes dhe të heqë dorë të paktën nga kjo nismë e fundit që po u rrjep bizneseve të vogla edhe qindarkat.
Do ta mbyll me gruan që ka një market të vogël pranë shtëpisë sime, e cila me revoltë më tha: “Po ç’do më tepër nga unë kjo qeveri, nuk kuptoj?! Nëse duan të llogarisin fitimin këtu tek unë, le të vijnë... Unë do t’u nxjerr fletoret me lista të debitorëve që prej tre vjetësh nuk lahen ...Do u them ja ku e kam fitimin, nëse mundeni mblidheni. Nuk kam faj unë që janë njerëzit të varfër”.