E Diel, 1 Nëntor 2026

Tejkalohen parashikimet- shkon në 1 milionë shifra e aplikimeve për pasaporta biometrike

Konja: Prisnim që shifrën e 1 miliontë ta arrinimin në fund të vitit


Ministria e Brendshme konfirmoi se sot u regjistrua aplikimi i njëmiliontë për pasaportë biometrike. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, deklaroi gjatë një konference për shtyp se “ritmet e aplikimit për pasaporta biometrike kanë tejkaluar edhe parashikimet tona më optimiste, në bazë të të cilave prisnim që shifrën e 1 milion aplikimeve ta arrinim deri në fund të këtij viti”. “Ministria e Brendshme shpreh kënaqësinë për faktin se falë një sistemi të sigurt dhe tepër modern të aplikimit dhe lëshimit të dokumenteve të identitetit, në harkun kohor të një viti, 1 milion qytetarë shqiptarë aplikojnë dhe pajisen me pasaporta biometrike të standardeve më të larta europiane. Me këtë rast, Ministria e Brendshme fton të gjithë qytetarët shqiptarë të pajisen me pasaportë biometrike, dokumentin që do të mundësojë së shpejti udhëtimin pa vizë në hapësirën “Schengen”- u shpreh Konja.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›