E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/ Edhe pas Securitates, Rumania mbetet vendi i spiunëve

është i kësaj jave arrestimi në Moskë i Gabriel Grecu, anëtar i dyshuar i shërbimeve sekrete rumune që punonte i maskuar si Sekretar i parë i Ambasadës së vendit të tij në Rusi. FSB-ja ruse – struktura e fuqishme në kundërzbulim që ka zëvendësuar KGB-në pas rënies së Murit të Berlinit – ka ndaluar në flagrancë për “zotërim të materialeve që tregon aktivitetin e tij armiqësor” ndaj kombit të udhëhequr nga Medvedev dhe Putin (dhe si kundërpërgjigje, Rumania, pasi ka denoncuar për shkelje të Konventës së Vjenës, shpalli “person të padëshirueshëm” një diplomat rus). Ministri i Jashtëm Rumun foli për një “shkelje” të protokollove të ndalimit të diplomatëve nga ana e Rusëve.
Marrëdhëniet mes Rumanisë dhe Rusisë janë të tendosura qëkur qeveria e Bukureshtit pranoi praninë e një baterie raketash amerikanë, në kuadër të mburojës europiane, që SHBA-të e kanë planifikuar për Oksidentin. Edhe pse si SHBA-të edhe Rumania i kanë shpjeguar Moskës se bateria në fjalë nuk është asgjë e madhe, nga ana e rusëve ka dyshime për qëllimin “kërcënues” të këtyre raketave. Prandaj zbythja e një diplomati ngjan si një reprezalje. Por nuk është krejt kështu. Sepse kronika e kësaj ngjarje ri-ndez fanarin mbi shërbimet rumune, që pas Securitates së çausheskut, janë shumëfishuar në disa degë të ndryshme. Shërbimet sekrete rumune janë edhe më shumë se gjatë diktaturës (sipas disa burimeve mundin në organikë të gjitha shtetet e tjera europiane), dhe luajnë një influencë të madhe në dinamikën e brendshme politike, kanë fonde të konsiderueshme dhe përbëjnë një qendër e pushtetit, pavarësisht konsolidimit të demokracisë.
Zyrat e ndryshme të inteligjencës rumune si, SRI (Shërbimi i Informacionit), SIE (i shërbimit të Inteligjencës), SPP (Shërbimin për Mbrojtjen dhe Gardën), STS (Shërbimi Special i Telekomunikacionit), Drejtoria e Përgjithshme Informacione të Ushtrisë, Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës dhe Mbrojtjes së Brendshme (DGIPI-MAI), Drejtoria për Parandalimin e Krimit në burgje janë konkurruese të sferave të pushtetit dhe ndërhyjnë në jetën e bashkëqytetarëve të tjerë, me poste të larta ose jo.
Si një haraç ndaj “efikasitetit” të agjentëve të Rumanisë, dhe sigurisht edhe në konsiderata të tjera taktike, NATO ka zgjedhur për të ndërtuar në Oradea, pranë kufirit me Hungarinë, qendrën e spiunazhit dhe kundërspiunazhit të Aleancës Atlantikut të Veriut, duke i mbushur me krenari drejtuesit e Bukureshtit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›