Denoncimi i aferave korruptive nga PD, Edi Rama vendos përfundimisht të fshihet nga kontakti i përjavshëm me mediat
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, komunikimin e përjavshëm me gazetarët vendosi ta përcjellë përmes kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruçi. Si të mos mjaftonte fshehja dyjavore, për të cilat u justifikua se kishte probleme familjare, në një kohë kur ai përfundoi në kazinotë e Macaos dhe Los Angelos-it, lidershipi opozitar, ka filluar një valë të dytë fshehje, por këtë radhë çështja është shumë më serioze. Prej ditësh me radhë, Edi Rama ka qëndruar i fshehur dhe larg syrit të gazetarëve, të cilët prej tij presin shumë shpjegime për denoncimet marramendëse të Partisë Demokratike dhe deputetëve të mazhorancës. Janë pikërisht këto argumente që e bëjnë të besueshëm faktin se Edi Rama po fshihet deri në normalizimin e situatës për të mos dhënë shpjegimet e nevojshme për akuzat drejt tij për ryshfet dhe korrupsion.