Obama-McCain, debat për besimin
Kandidati presidencial, Barack Obama dhe John McCain, janë përpjekur të tërheqin zgjedhësit e krishterë gjatë një seance pyetje-përgjigjesh të drejtuar nga një prej predikuesve më të famshëm në Shtetet e Bashkuara.
Debate me Pastorin Rick Warren, u fokusua në vlerat personale dhe besimin fetar. Barack Obama mbrojti qëndrimin e tij pro abortit dhe partneritetit civil brenda të njëjtit seks, por duke shtuar nga ana tjetër se martesa duhet të ishte mes një burri dhe një gruaje. Ndërkaq, Senatori McCain u shpreh kundër abortit. Të krishterët konservatorë të përbëjnë gati një të katërtën e elektoratit amerikan, mbështesin në masë të madhe partinë Republikane. Megjithatë ata nuk kanë shfaqur entuziazëm të madh për kandidatin John McCain. Qëndrimi i senatorit demokrat Barack Obama ndaj abortit dhe partneritetit civil brenda të njëjtit seks, nuk ka fituar simpati për të në mesin e të krishterëve konservatorë.