E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, 7 të vdekur nga luftimet më të fundit

Peshawar (start)-Të paktën shtatë persona, të cilësuar si talebanë janë vrarë nga luftimet më të fundit në luginën Swat, në veriperëndim të Pakistanit, njoftoi sot ushtria. Ngjarja e rëndë ndodhi, pasi disa talebanë hapën zjarr në drejtim të ushtarëve gjatë një operacioni në distriktet Matta dhe Kabal, njoftoi ushtria në një komunikatë. Nga sulmi edhe disa persona të tjerë mbetën të plagosur, por deklarata e ushtrisë nuk saktësoi numrin e tyre.

Ushtria po lufton që prej një viti në luginën Swat kundër islamikëve të udhëhequr nga një lider fetar, Maulana Fazlullah, i afërt me talebanët dhe me rrjetin "Al-Kaida", që po ndërmerr një fushatë për vendosjen e sheriatit në këtë rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›