E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunimi i gazetarëve jehonë në mediat e huaja, policia shqiptare hesht

policia-2Tiranë- Edhe mediat amerikane kanë pasqyruar me vëmendje klimën e zhvillimit të procesit zgjedhor në vendin tonë.

‘USA Today’ raporton incidentet e së dielës që kulmuan me vrasjen në Laç, përkrahës i LSI-së, por ndryshe nga policia shqiptare e cila në deklaratat zyrtare nuk foli për dhunimin e gazetarëve, paçka denoncimeve të kryera, media amerikane shkruan:

“Në incidente të tjera në të gjithë vendin, një gazetar nuk u lejua të hyjë në një vendvotim dhe u shty larg nga zona, ndërsa një kamera që i përkiste një stacioni privat televiziv, Top Channel është thyer dhe kameramani raportohet se është rrahur”,-shkruan prestigjozja amerikan referuar ‘Associated Press’.

Ndërkohë artikulli raporton se një shkëmbim zjarri në afërsi të një qendre votimi la të plagosur një kandidat për deputet dhe la të vdekur një mbështetës të një partie rivale, duke prishurs një sezon kryesisht paqësor të fushatës dhe duke kërcënuar për të minuar ofertën e vendit për t’ju bashkuar Bashkimit Evropian.

Kryeministri konservator, Berisha dhe rivali i tij i ngushtë, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, teksa shpresojnë që Shqipëria mund të fitojë hyrjen eventuale në BE, zgjedhjet e së dielës janë parë si një provë nëse vendi mund të realizojë një votimi të drejtë dhe të sigurt.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›