Përfundojnë bisedimet e nivelit të lartë SHBA-Kinë

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe të Kinës sot në Uashington, përfundojnë bisedimet dyditëshe të nivelit të lartë, të fokusuara në çështje ekonomike.
Në ditën e parë të këtij takimi vjetor, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, përsëri ka kërkuar nga Kina, që të bëjë më tepër në përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe që të lejoj rritjen më të shpejtë të monedhës së saj juan.
Zëvendës kryeministri i Kinës, Wang Qishan, ka tërhequr vërejtjen se duhet kohë për t`i korrigjuar jobalancet ekonomike, siç është suficiti tregtar kinez në rritje dhe deficitet korresponduese në Shtetet e Bashkuara.