Pakistan, 2 të vrarë nga shpërthimi i një bombe

Të paktën dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, nga shpërthimi i një bombe në hyrje të një gjykate, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.
Policia tha se shpërthimi ndodhi në Noëshehra, 40 kilometra në verilindje të Peshavarit.
Televizioni Geo, duke cituar dëshmitarët të cilat kanë theksuar se bomba shpërtheu kur një police ishte përpjekur të kontrolloj një grua me ferexhe në hyrjen kryesore të gjykatës.
Nuk është e qartë nëse bomba ishte vendosur në trupin e gruas apo nëse ishte e vendosur në një makinë të afërt.