E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tekste shkollore për shqiptarët e Preshëves

Shqipëria pritet të çojë shumë shpejt tekste shkollore për ciklin e ulët dhe të mesëm në Luginë e Preshevës. Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot, ndërsa ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ka pritur një delegacion nga Presheva i përbërë nga Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik; Galip Beqiri, kryetar i KNSH dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanovcit.

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për shtyp, Haxhinasto deklaroi se përveç diskutimeve për koordinimin e festimeve me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, u diskutua rreth arsimit për përafrimin e teksteve dhe rreth bashkëpunimeve në rrafshin ekonomik.

Sipas tij, do të nënshkruhet një marrëveshje për të dërguar tekste për ciklin e ulët dhe atë të mesëm.

Ndërkohë, deputeti në Parlamentin e  Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, e cilësoi takimin të frytshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›