E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto, Izquierdo: Shqipëri-Meksikë, marrëveshje për heqjen e vizave

28-01-2012 / Gazeta 55

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto priti Ambasadorin e ri të Shteteve Meksikane të Bashkuara në Tiranë, z. Miguel Ruiz-Cabanas Izquierdo. Ministri Haxhinasto vlerësoi nivelin e marrëdhënieve shumë të mira të bashkëpunimit  mes dy vendeve, si dhe progresin e dukshëm të tyre gjatë kohëve të fundit. Ministri Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet që ekzistojnë midis dy vendeve dhe nënvizoi se ato duhet të zhvillohen më tej, si në aspektin e bashkëpunimit politik e diplomatik, për të cilat do të ndihmojë edhe Marrëveshja e nënshkruar gjatë vizitës së tij të fundit në Meksikë, por edhe në ato ekonomike. Z. Haxhinasto u shpreh se nënshkrimi i marrëveshjeve duhet tё pasohet me ndërmarrjen e hapave konkretë, si dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve tё reja për heqjen e vizave për qytetarët e dy vendeve.
Bashkëbiseduesit ndanë tё njëjtin mendim, për forcimin e marrëdhënieve midis komuniteteve tё bizneseve tё dy vendeve, gjë e cila duhet tё konkretizohet me forume ekonomike tё përbashkëta dhe vizita tё ndёrsjella. Shqipëria, tha ai, ka potenciale të rëndësishme, akoma të pashfrytëzuara nga komuniteti i biznesit meksikan. U ra dakord të konkludohen sa më parë marrëveshjet për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe mbrojtjes së ndërsjellë të investimeve. Bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin në kuadër të OKB dhe mbështetjen që dy vendet u kanë dhënë kandidaturave të njeri-tjetrit. Ambasadori Meskikan Miguel Ruiz-Cabanas Izquierdo shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij për promovimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve, ndjekjen e zbatimit e marrëveshjeve të nënshkruara, si dhe për realizimin e marrëveshjeve tё tjera me interes reciprok dhe realizimin sa më shpejt të kontakteve të përfaqësuesve të biznesit, artit e kulturës së të dy vendeve, çka do të ndikonte si në njohjen reciproke mes popujve, ashtu edhe në promovimin e vlerave të të dy vendeve. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›