E Diel, 1 Nëntor 2026

Teksti i Historisë njësoj si Enciklopedia maqedonase: Shqiptarët erdhën nga maletNga Bledar LumaniGafat dhe gabimet trashanike në tekstin mësimor “Historia e Popullit Shqiptar 12” janë të pafundme. Por skandali më i madh është se në të artikulohen ed

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Teksti i Historisë njësoj si Enciklopedia maqedonase: Shqiptarët erdhën nga maletNga Bledar Lumani

Gafat dhe gabimet trashanike në tekstin mësimor “Historia e Popullit Shqiptar 12” janë të pafundme. Por skandali më i madh është se në të artikulohen edhe teza antishqiptare, të cilat për shekuj me radhë janë hedhur si ide nga fqinjët tanë. Kështu, në këtë tekst, ashtu si dhe në Enciklopedinë maqedonase, në mënyrë skandaloze pohohet se shqiptarët kanë ardhur nga malet dhe kanë zaptuar tokat e sllavëve.

Ja si thuhet në tekstin që është aprovuar nga Ministria e Arsimit për t’u mësuar nga gjimnazistët: “Si rrjedhojë e mërgimeve të malësorëve, luginat dhe fushat u mbushën me banorë shqiptarë, kurse banorët sllavë erdhën duke u pakësuar, pjesërisht duke u shpërngulur, pjesërisht duke u asimiluar. Fshatrat serbe në veri dhe bullgarët në jug u reduktuan dalëngadalë në ishuj të shkëputur, të rrethuar nga të gjitha anët me popullsi shqiptare”.

Ndërsa Enciklopedia maqedonase u kundërshtua ashpër për cilësimin se shqiptarët erdhën nga malet dhe pushtuan viset sllave, ky fakt, që në mënyrë skandaloze gjendet edhe në librin e “Historisë së Popullit Shqiptar 12”, është kaluar në heshtje. Kjo pohohet edhe nga historiani Pëllumb Xhufi, i cili thotë se politika duhet të kishte reaguar për këtë fakt të rëndë dhe jo të shqetësohej se si cilësohen trazirat e vitit ‘97 apo ardhja në pushtet e PD, për të cilat gjimnazistët mund ta krijojnë edhe vetë mendimin e tyre.

Teksti i Historisë thotë se shqiptarët kanë jetuar për shekuj me radhë në male, ku nuk kishin mundësi jetese. Për këtë arsye, pas shtimit të popullsisë, sipas tekstit që iu është dhënë për të mësuar gjimnazistëve, shqiptarët zbritën në lugina dhe fusha, duke pushtuar edhe territore të huaja. “Veç kësaj, popullsia shqiptare e rrudhur për shekuj me radhë në viset malore, ku mungonin tokat e bukës dhe ku mundësitë e rritjes së tyre qenë shumë të kufizuara, qe shtuar në masë të konsiderueshme. Të gjitha këto shkaktuan dukurinë e migrimit të shqiptarëve nga viset në luginat dhe fushat e vendit, madje edhe jashtë territorit të trojeve shqiptare, dhe vendosjen e tyre atje ku kishte toka të lira dhe të punueshme”, - thuhet në faqen 45 të librit “Historia e Popullit Shqiptar 12”.

Në këtë tekst thuhet gjithashtu se shqiptarët kanë zaptuar, duke migruar, edhe territore greke. “Dokumente të viteve 1021-1022 bëjnë fjalë për disa migrime popullsish drejt territoreve të Greqisë, në të cilat mund të kenë marrë pjesë edhe malësorë shqiptarë”, - pohohet në tekst.

Ndërkohë, po në këtë faqe ka gabime trashanike dhe amatoreske, teksa thuhet se malësorët zbritën në fushat dhe luginat e vendit tonë, pra Shqipërisë, në të cilat kishte edhe “fshatra me popullsi shqiptare”. “Migrimet drejt luginave dhe fushave të vendit u lehtësuan, edhe sepse në këto vise kishte, ndonëse në një masë të kufizuar, fshatra me popullsi shqiptare”, - thuhet në librin që kanë në dorë nxënësit e klasës së 12. Nuk dihet çfarë kanë patur në mendje autorët këtu, pasi të thuash që në luginat dhe fushat e Shqipërisë ka pasur edhe fshatra me popullsi shqiptare, përveçse është një budallallëk, pohon tezat antishqiptare, që thonë se viset ku jetojnë sot shqiptarët janë zaptuar me dhunë nga ana e këtyre të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›