E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sandri mes audiencës së Fevziut dhe intervistës së D’Adario-sNga Antena brenda familjesSandri dje ishte i dëshpëruar. Dhe gjithë inatin e kishte me Nazarkon. Plani për të pirë një gotë verë me Olldashin dhe Boden pas emisionit, thuajse i dështoi. Gaz

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri mes audiencës së Fevziut dhe intervistës së D’Adario-sNga Antena brenda familjes

Sandri dje ishte i dëshpëruar. Dhe gjithë inatin e kishte me Nazarkon. Plani për të pirë një gotë verë me Olldashin dhe Boden pas emisionit, thuajse i dështoi. Gazetarët që Fevziu kishte thirrur, ikën më vete, pasi Nazarko dhe Olldashi zunë të grinden dhe pas emisionit. Sandrit i mbeti të rrinte vetëm një copë herë me Olldashin në këmbë.

- Kot u nxehe me atë k…, - i tha Olldashit. - Ne e mbajmë atë për t’u gërricur me ndonjë nga ju, se këta të tjerët janë të gjithë me ju. Ju as Mentorin s’na pranoni për oponent. Na prishe gjithë planin.

- Pse mo, ç’plan të prisha? - i tha Olldashi. - Pse, atë do duroj të më thotë mashtrues? Dhe përse? Për ujin e plazhit. A ka apo s’ka ujë në plazh në Durrës. Natyrisht që ka pasur ujë në plazh, gjysmë ore çdo ditë ka pasur rregullisht. Madje u shkonte që më 3 të mëngjesit, gjysmë ore. Gjatë ditës njerëzit janë në plazh, ç’e duan ujin? Në Durrës po. Aty s’ka pasur fare. Një herë në javë ka shku.

- Po vari trapin ujit, po kot u nxehe, se u mërzit dhe Fevziu, se iu duk se i fute dhe atij ndonjë kunj.

- Pse, çfarë thashë për Fevziun?

- Po ja, atë punën e lejes që i përmende atij Mentorit. Se unë e Fevziu ndërhymë një herë te doktori për një devijim rruge në fshatin turistik të Pandit, një mikut tonë ndërtues në Golem dhe na dha nga një vilë. Unë e shita për vete, po Fevziu ua ka dhënë prindërve. Na e bëri doktori pa e bërë fjalën dy, dhe ai na tha: “Hallall e keni nga një vilë!” Tani këto nuk përmenden, se Fevziu e di që ti e di, dhe mendoi se e kishe me kunj për të.

- As që e kisha mendjen fare te Fevziu. Pastaj Fevziu nuk t’i ngre nervat, se thotë ‘po’ për çdo gjë. Dhe një rruge që ia futa kot unë, ‘po, po’, tha. E mban mend që thashë në rrugën Tepelenë-Përmet po punohet? Aty as po punohet, as ka projekt, as ka ndërmend të bëhet ndonjë tender. Po mua më shkonte ritmi i fjalisë ashtu dhe thashë po punohet. “Po, po”, - tha Fevziu.

- Jo mo, nuk prishesh për këto shifrat me Fevziun, ai vetëm ka dyshime, se unë bëj ndonjë lek me këto rrugët dhe ka hall mos i përdor emisionin për këtë gjë. Meqë u kujtova unë, shikoje pak atë punën e firmës sime, se erdhën tenderët tani në nëntor. Më duhen dhe mua 5 copë. Të paktën të mos bie nën Fahriun, të kem dhe unë nja 70 milionë euro punë.

- S’ka problem për tenderët, se ata i ndan doktori dhe ti mirë e ke me atë. Problemi që kam unë është se më jeni bërë shumë nga ju biznesmenët me letra që i printoni nga interneti. Më je bërë ti, Bashkim Ulaj dhe Fahriu. Ka filluar dhe një i gazetës “Standard” tani. Dhe ai më thotë çdo ditë: “A ka fol Luli me ty?” Po rrugët bëhen me makina, nuk bëhen me letra.

- Po ç’punë kemi ne o burrë? M’i jep në vlerë të plotë ti, se unë ua jap këtyre nënkontraktorëve dhe zgjedh njerëz të mirë. Unë marr pjesën time dhe iki. Pse me rrugë do merrem unë? Ndaj i kërkova dhe atij Andi Tomës gjithë tenderët e rrugëve kush i ka marrë, të shikoja kush mund të bënte fjalë që t’i zija gojën.

- Po kot ia kërkon Andit, i ka doktori ato, se i kërkon çdo muaj.

- Po mo, po, doktori m’i ka treguar, po më vjen zor t’i kërkoj një kopje, se vetëm sa m’i lexon. Ndaj thashë të kisha një kopje. Na e prishe kot këtë darkën sot mo burrë. Se dhe ata djemtë u mërzitën dhe kishim pirë nga një gotë verë. Kot e ke kapë me atë Nazarkon.

- Jo, s’e kam personalisht me të, po ai është mik i Ramës.

- Po ç’ke o burrë, se Rama mik me të tërë është. Ja, do ta marr unë tani….?

- Jo mo, ç’e dua, s’më mori malli për të. Po e kam inatin me atë Nazarkon, se kapet pas ca mistrecllëqeve. Mirë që nuk është nga Durrësi, se do ta dinte që dhe plazhi është pjesë e bashkisë dhe do m’i ngrinte nervat fare.

Ndërkohë që po ndahej me Sokolin, ia mbërrin Fevziu.

- Shumë mirë doli emisioni. Po shikoja mesazhet tani, më tha dhe sekretarja, ka patur shikueshmëri shumë të lartë. Kishte marrë Bruno Vespa, e kishte pyetur: “Çfarë ka sot Fevziu? Se sot kam frikë, - i kishte thënë, - që gjithë shqiptarët do më shikojnë mua.” Se ka pasur debatin mbi atë gocën, D’Adarion, që ka shkuar me Berluskonin. E kishte bërë mut atë Santorin që kishte transmetuar intervistën e saj në “Matrix”. Këta të majtët janë intolerantë mo burrë. I nxirret tjetrit e dashura në intervistë?! Po Vespa ishte shumë i sigurt që gjithë Shqipëria kishte parë atë sonte, se i kishte thënë doktori, kur erdhi këtu, që shqiptarët vdesin për muhabete familjesh. Po kur i tha sekretarja ime që 90 për qind të audiencës e kemi patur ne, se kemi pasur problemin e ujit në plazh dhe rrugën Tepelenë-Përmet, që është drejt përfundimit, ishte çuditur Vespa.

- Në fakt, ajo rruga nuk ka fillu Fevzi, se e ngatërrova unë, - i tha Sokoli, - po kjo punë e plazhit është e vërtetë, kanë pas gjysmë ore ujë në 24 orë.

- Po ç’rëndësi ka mo burrë, ç’më duhen faktet mua, rëndësi ka që po punohet. Ishte çuditur mo Vespa, të them unë. “Si ka mundësi që shqiptarët nuk janë bërë kuriozë as për D’Adarion e Berluskonit?!” - kishte thënë.

- Ta dija që shikohej kaq shumë, kisha thënë ndonjë të vërtetë, - tha Olldashi, - po ngaqë thonë te Fevziu s’e ka mendjen njeri çfarë thua, dhe unë u nxitova disa herë e ia futa kot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›