Telashe të reja për Sandrin nga ligji për shërbyeset në shtëpiNga Antena brenda familjesMë në fund u shfaq kontradikta e re e Sandrit me doktorin. Shkak u bënë filipinase. Me gjithë miqësinë që ka doktori me Sandrin, kur mori vesh që ai dhe Fevziu ka
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Telashe të reja për Sandrin nga ligji për shërbyeset në shtëpiNga Antena brenda familjesMë në fund u shfaq kontradikta e re e Sandrit me doktorin. Shkak u bënë filipinase. Me gjithë miqësinë që ka doktori me Sandrin, kur mori vesh që ai dhe Fevziu kanë punësuar 3 filipinase, u bë pak keq.
- Unë kam gjithë jetën që më shërben gruaja, - tha, - kurse këta borgjezët e rinj, mirë vilat në plazh, po dhe filipinase!
Me të qeshur dhe me të ngjeshur, porositi urgjent Ridvanin për një ligj, për mënyrën se si tatohen punonjëset e shtëpisë.
- Ridvan, merr niptet e biznesit dhe sa biznesmenë ka Shqipëria, aq punonjës shtëpie do deklarosh dhe t’ua futësh në bordero. Kush ka të huaja duhet t’ia llogarisësh nga dy, se ai që ka pare të marrë një, ka të marrë dhe një tjetër. Pastaj ato nuk rrinë vetëm. Kush është në qeveri dhe nuk e deklaron, duhet të lërë postin.
- Po ne që jemi ministra, - i tha Ridvani, - ne s’mblidhemi fare në shtëpi, ç’na duhet shërbëtorja.
- Ridvan, të gjithë do paguajnë nga një dhe pikë.
- Po të jetë kështu, ne e zgjidhëm punën e vendeve të punës, dhjetë mijë vetë i punësojmë menjëherë, së paku me taksa, se s’na hyn në punë a janë a jo. Vetëm Zamiri ka 5, i kam parë unë, - tha Ridvani.
- Ashtu, 5 ka, atëherë këtij Frangajt futi 3, futi 2 Fevziut, futi 2 dhe këtij Irfanit, se dhe ai duhet të ketë.
- Ka, po jo filipinase më duket, tha Ridvani. Ja të pyes njëherë për të.
- A, shumë mirë. I kemi kap tani. Prit, prit, se do kemi lajme. Ridvan, ky Rezart Taçi çfarë kombësie duhet t’i ketë, thua ti?
- Po ku di unë, o doktor. Ta pyesim një herë, po tha italiane, i ka shqiptare, po tha filipinase, i ka braziliane, se ai nuk thotë kurrë të vërtetën.
- Ke të drejtë. Po ky Lul Basha?
- Ai duhet ta ketë hollandez, tha Ridvani. Se në Hollandë burrat shërbejnë më shumë në shtëpi.
- Ashtu, shumë mirë, futja hollandez me gjithë grua këtij, tha Berisha.
- Nejse, se kanë zakon që mbajnë gra me vete këta lloj hollandezësh, po ne po ja fusim një herë.
- Futja, futja, - i tha duke qeshur dhe thuaja me takt dhe Jozefinës që i ke fut Lulit dy shërbëtorë në taksa. Se harrova dhe Jozefinën, duhet t’i fusësh një patjetër dhe asaj.
- Po, po, u fus të tërëve unë, s’ka arsye të lë njeri jashtë, - i tha Ridvani. Vetëm se do të të fus dhe ty një.
- Ridvan, tani dhe mua të më futësh, e kupton, po problemi është se të gjithë e dinë se mua më gatuan gruaja dhe fëmijët.
- Ore atë e dinë të gjithë, - tha Ridvani, - që ata të shërbejnë, por ja që e nise ligjin për Sandrin dhe do ta hamë të gjithë. Se lind pyetja, mirë ty që të shërbejnë gruaja, vajza dhe djali, po atyre kush u shërben? Me siguri që ata kanë shërbëtorë.
- Jo Ridvan, ky ligj duhet. Ke të drejtë, dmth kanë. Shiko, janë gjithë ato gra që shërbejnë nëpër shtëpitë e borgjezisë së re, që i kemi lënë në mëshirë të fatit. Duhet ta ndryshojmë këtë situatë.
- Dakord doktor, po me këtë Sandrin duhet të merresh vetë, se merr gjithë ditën këta të sektorit tim dhe i shan, u thotë ju q.. robt po e bëtë ligjin.
- Ridvan, t’i bëje njëherë, pa pastaj le të hidhen përpjetë ata. Një gjë do ta paguajnë ata, se si lë njeri të livadhisin ashtu.