E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, OSSH ne gadishmeri, situata normale

Moti i keq ka krijuar probleme jo vetem ne qarkullimin e automjeteve por edhe ne furnzimin me energji elektrike. Stuhia dhe debora kane demtuar rrjetet e transmetimit te energjise ne shume zona.

Ministria e Energjitikes njoftoi se brigadat e avarise po punojne ne te gjithe vendin, por ne disa zona eshte e pamundur te veprohet pasi trashesia e debores eshte mbi nje meter. Probleme ka ne Kukes, Has, Tropoje, Malesi e Madhe, Vermosh, komunen Arren, Puke, komunen Virballe e Gramsh.

Sipas ministrise, grupet e avarise se OSSH-se, kane marre te gjitha masat per perballimin e situates. Qe nga dita e premte jane riparuar rreth 80 % e avarive, ndersa ne zonat e Vermoshit, Hasit e Kukesit ka me shume probleme per shkak te trashesise se madhe te debores.

Per te ruajtur linjat e Librazhdit e Gramshit energjia eshte nderprere disa here. Aktualisht, niveli ne Liqenin e Fierzes ka arritur ne 284.6 metra dhe ky hidrocentral po punon me 3 agregate. 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›