Telecom Srbija e konsideron PTK-në pronë të sajën

Prishtinë, 27 gusht - Telekomi serb ka njoftuar korporatat ndërkombëtare të telekomit se shitja e Postë-Telekomit të Kosovës është e paligjshme pasi kjo korporatë nuk është në pronësi të Republikës së Kosovës. Siç shkruan sot “Koha Ditore”, zyrtarët e Postë-Telekomit serb nëpërmjet një shkrese publike, të botuar në gazetën britanike “Financial Times”, kanë njoftuar kompanitë që janë në garë për blerjen e PTK-së se duhet të kërkojnë këshilla ligjore në Beograd nga avokatët e kësaj ndërmarrjeje për të kuptuar se si janë konfiskuar pasuritë e saj dhe po shiten në mënyrë të paligjshme nga Qeveria e Kosovës.
“Telecom Serbija nuk do të pranojë asnjë transaksion që kryhet në pronën e saj”, thuhet në shkresën publike të botuar më 25 gusht në gazetën britanike.
Sipas tyre është e paligjshme mënyra se si planifikohet të shiten aksionet e PTK-së nëpërmjet një tenderi publik dhe se si ministri për Ekonomi e Financa i Qeverisë së Kosovës, Ahmet Shala, deklarohet se do të shiten 75 për qind të aksioneve të kësaj ndërmarrjeje.
“Kompania Telecom Serbija është krijuar në vitin 1997 nga rregullatori serb i telefonisë.
Numri i biznesit në agjencinë serbe të regjistrimit të bizneseve është BD 3309 dhe numri identifikues i kompanisë është 171162543”, theksohet aty, për të vijuar më tutje se aksionarët e “Telecom Serbija” janë “Trafic Srbija and Hellencic Telecomunication” nga Greqia. Ndërsa, pronë e Telecom Srbija sipas kësaj shkrese është edhe korporata e Postë-Telekomit në Kosovë.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë për Ekonomi e Financa pronari i vetëm i ligjshëm i Postë-Telekomit të Kosovës është Republika e Kosovës.
“Për këtë të gjithë investitorët janë në dijeni. Republika e Kosovës ligjërisht merr përgjegjësi të pakufizuar për çfarëdo kërkese apo detyrimi”, ka thënë Adriatik Berisha, këshilltar për marrëdhënie me publikun në njësinë për privatizimin e PTK-së në Ministrinë për Ekonomi e Financa.
Sipas Berishës, pretendimet e Telecom Srbija janë joserioze dhe janë në vazhdën e pretendimeve të dëshpëruara serbe ndaj Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, sipas zyrtarëve të korporatës së Postë-Telekomit të Kosovës në arkivin e kësaj ndërmarrjeje nuk ka ndonjë dokument i cili vërteton pretendimet e një organizate të quajtur Postë- Telekomi Serb.
“PTK sh.a. është e regjistruar si shoqëri aksionare në regjistrin e Agjencisë së Regjistrit të Bizneseve në Kosovë me numrin 70280741 , ku pronar i vetëm i 100% të aksioneve është Republika e Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Postë-Telekomit, Menduh Abazi.
Sipas tij operimi i PTK-së nga zeroja ka filluar në vitin 1999 pas hyrjes së forcave të NATO-s dhe instalimit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara si administrator i pasurisë shoqërore dhe publike në Kosovë bazuar në rezolutën e kësaj organizate e njohur si Rezoluta 1244.
“Përfaqësuesi special nëpërmjet Rregullores 1999/12, datë 14.10.1999, ka themeluar ndërmarrjen e Postës dhe Telekomit të Kosovës për operim në tërë territorin e Kosovës të shërbimeve të Telekomunikacionit dhe Postës. Formalisht dhe legalisht ky entitet i ri, nuk ka kurrfarë lidhjeje me entitetin e vjetër i cili ka operuar më herët në Kosovë”, ka theksuar Abazi.
Ndërsa, një vit më vonë është krijuar edhe operatori i telefonisë mobile “Vala 900”, e cila më vonë ndryshon emrin duke funksionuar vetëm me emrin komercial si “VALA”.