Wersterwelle: Integriteti territorial i Kosovës i paprekshëm

Prishtinë, 27 gusht - Pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë realitet, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), e cila ka dhënë mendim shumë të qartë rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, ka thënë shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle.
Ai këto komente i bëri sot, pas takimit me krerët e institucioneve të Kosovës, presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Skender Hyseni.
Ministri i Jashtëm gjerman ka thënë se GJND-ja ka dëshmuar se rasti i Kosovës është “sui generis” dhe nuk paraqet precedent për rastet e tjera në botë.
"Njohja e Kosovës është rast sui generis dhe ky është mesazh i qartë edhe për Bashkimin Evropian", tha Westerwelle në Prishtinë pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi.
"Pesë vende tjera anëtare ende hezitojnë. Ne ua kërkojmë këtë atyre pas vendimit të qartë të Gjykatës Ndërkombëtare që ta ndjekin shembullin e shumicës së Bashkimit Evropian. Kjo është shumicë e qartë", tha Westerwelle.
Kryeministri i Kosovës tha se Kosova është e gatshme për bisedime të drejtpërdrejta me Serbinë.
"Kosova po ndërton marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët, dhe ka shprehur gatishmëri që të ketë marrëdhënie bilaterale shtetërore me Serbinë, në mënyrë që ta shtrojë rrugën më të shkurtë dhe të qartë drejt integrimit në NATO dhe në BE", tha Thaçi.
Westerwelle ka përshëndetur progresin e arritur në Kosovë dhe i ka inkurajuar institucionet që të vazhdojnë tutje. Ai ka thënë se Gjermania mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, por parakusht për këtë është luftimi i krimit dhe korrupsionit, ndërtimi i shtetit ligjor dhe zhvillimi ekonomik.
Shefi i diplomacisë gjermane ftoi Prishtinën dhe Beogradin që të fillojnë dialogun për çështje me interes të përbashkët, ndërkohë ai u bëri thirrje vendeve të tjera të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Liderët e Kosovës e falënderuan ministrin e Jashtëm gjerman për ndihmën që ka dhënë dhe po jep Gjermania në proceset nëpër të cilat po kalon vendi.