Telefonuesi qe alarmoi per bombe
Tirane-Nje telefonate anonime e mberritur dje, pak para mesdites, ne sallen operative te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane, per vendosjen e nje bombe ne TV "ALSAT", ka vene ne alarm strukturat e policise se kryeqytetit. Zeri i regjistruar, ishte e nje mashkulli te moshes 25-30 vjec, i cili rreth ores 11.15, ka lajmeruar se godina rrezikohej nga shperthimi i nje sasie eksplozivi, i cili ishte vendosur ne ambientet e brendshme te televizionit. Menjehere drejt objektit te rrezikuar, jane nisur forca te shumta te policise se kryeqytetit. Per rreth 90 minuta, televizioni ka qendruar i rrethuar nga forcat e antiterrorit, antieksplozivit dhe ato xheniere. Operacioni eshte drejtuar nga vete drejtori i Policise se Tiranes, Tonin Vocaj. Te gjithe punonjesit e televizionit jane lajmeruar nga policia te largoheshin menjehere nga zyrat e punes dhe te dilnin jashte. Brenda pak kohesh eshte evakuuar i gjithe personeli, i ndodhur ne ambientet e brendshme dhe te jashtme te godines. Specialistet e antieksplozivit kane kontrolluar te gjithe territorin brenda dhe jashte nderteses, por pas gjithe ketij angazhimi, gjithcka ka rezultuar nje alarm fals. I gjithe stafi i gazetareve dhe punonjesve te tjere te televizionit, eshte rikthyer ne pune pas sigurise qe i ka dhene drejtori i policise, Vocaj. Per disa minuta ai ka qendruar duke biseduar edhe me pronarin e ketij televizioni, Rezart Taci, nje biznesmen i njohur i karburanteve ne vend, i cili prej nje kohe prej 2 muajsh drejton kete media. Mesohet se ne kohen kur eshte dhene alarmi, ai nuk ndodhej ne televizion, por ka mberritur aty pasi ka mesuar per ngjarjen
Pas qetesimit te situates, kane nisur hetimet ne lidhje me kete rast. Nga puna e kryer ka rezultuar se telefonata eshte kryer nga nje kabine telefonike ne rruge, e cila eshte lokalizuar jo shume larg godines se televizionit "Alsat". Ekspertet e kriminalistikes po punojne per identifikimin e autorit, nepermjet metodave speciale dhe teknikes qe disponon. Policia ka shoqeruar 3 persona, te cilet u jane marre deklarimet mbi rrethanat e kesaj ngjarjeje. Nuk dihet ende qellimi i telefonuesit, pasi nje alarm i ketij lloji, eshte dhene edhe ne dhjetor te vitit te kaluar, per nje valixhe te mbushur me eksploziv dhe te vendosur ne po te njejtin televizion.