E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg, bandes qe grabiste dhe vriste njerez

Korce- Gjykata e Korces le ne burg tre te rinjte e arrestuar gjate operacionit te koduar "Pojani", te akuzuar per plackitje, grabitje dhe vrasje nga viti 2004-2010. Trupi gjykues nuk ka kursyer as 17-vjecarin Mehmet Ropi, me moshe te mitur, banues ne fshatin Pojan, per shkak se akuzat dhe provat e prokurorise ishin te renda. Ne bashkepunim dhe me Blerim Berberi, 25 vjec e Nerton Felaj, 24 vjec, banues ne te njejtin fshat, te arrestuarit akuzohen se kane vrare ne grabitje Nexhat Gegen, rojen e moshuar te nje magazine, ngjarje e ndodhur nje muaj me pare. Pasi trupi gjykues ka degjuar argumentet e prokurorit te gatshem, mbi bazen e dokumenteve, gjurmeve te gishterinjve, deshmive dhe provave te tjera, vendosi te lere ne qeli tre te rinjte. Rrezikshmeria e larte shoqerore qe shfaqte edhe i mituri Ropi ka bere qe togat e zeza te vendosnin te njejten mase sigurie. Ndaj tre te dyshuarve rendojne disa akuza, si "vjedhje", "grabitje e armatosur", "Grabitje me pasoje vrasjen", "armembajtje pa leje", "vjedhje e mbetur ne tentative, me pasoje plagosjen", te gjitha te kryera ne bashkepunim. Te zbuluara jane te pakten gjashte krime, ndersa hetohen ngjarje te tjera te ndodhura pergjate viteve 2004-2005. Krimet kryheshin kryesisht ne zonen e Pojanit dhe rrethinat e kesaj komune. Megjithese avokati mbrojtes kerkoi mase lehtesuese per te miturin, Ropi do te qendroje ne qeli deri ne fund te procesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›