"Hoxha", rrezohet kerkesa per lirimin e Kumbaros
Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ka rrezuar dje kerkesen e avokatit te Ilir Kumbaros, per revokimin e mases se sigurise. Gjate seances se djeshme gjyqesore ne ngarkim te tre te pandehurve, te akuzuar per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, avokati Vojo Bregu ka deklaruar se per klientin e tij, Gjykata e Krimeve te Renda ka zbatuar dy standarde, duke mbivleresuar rrezikshmerine kur vepra penale eshte kryer ne bashkepunim. Prokurori i ceshtjes Xhevat Hana, i sqaroi trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari se ishte bere i qarte pozicioni i te pandehurit Ilir Kumbaros ne kete proces dhe i te pandehurve te tjere. "Eshte fakt qe Sefgjini dhe Koldashi e kane shlyer arrestimin paraprak 1-vjecar dhe per kete kerkuam mase tjeter sigurie, duke qene se nuk kane ndryshuar kushtet", tha prokurori. Sipas tij, per Kumbaron eshte kerkuar masa e sigurise "arrest me burg", qe nuk eshte ekzekutuar asnjehere. "Meqe Gjykata e Larte e quajti te shuar kete mase, duke lene te hapur te drejten e akuzes per ta shqyrtuar kerkesen, kerkuam "arrest me burg", qe u la ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda", tha prokurori Xhevat Hana. Avokati Bregu, ka reaguar pas deklarimeve te prokurorit, duke deklaruar se nje i pandehur, sic ishte klienti i tij eshte cilesuar me rrezikshmeri shoqerore, ndersa dy te pandehurit e tjere jo. Trupi gjykues pasi degjoi te dyja palet, vendosi dje rrezimin e kerkeses se mbrojtesit duke u shprehur se eshte e pabazuar ne ligj dhe ne prova. Sipas trupit gjykues, vendimi per Kumbaron duhet te mbetet ne fuqi. Gjykata sqaroi se masat e sigurise jane personale dhe nuk lidhen me te pandehurit e tjere, por vetem me objektin qe gjykohen. Gjykata shpjegoi se i pandehuri eshte larguar dhe i fshihet drejtesise. Pas vendimit te gjykates per rrezimin e kerkeses se mbrojtjes, avokati Vojo Bregu beri kerkese per perjashtimin e trupit gjykues ne teresi. Mbrojtja argumentoi se gjykata, kishte gjykuar ceshtjen dhe ishte e njeanshme, duke pretenduar se ka ngerc ne proces. Sipas avokatit, gjykata do te zbatoje dy standarde ne kete proces. Pas kerkeses, e cila do te dorezohet brenda tre diteve ne sekretarine e Gjykates se Krimeve te Renda, seanca vazhdoi me leximin e leter-porosise se mberritur nga Italia. Perkthyesja Renata Kristo, shpjegoi se kerkesa per marrjen ne pyetje ishte transferuar, nderkohe po pritej qe autoritetet italiane te shikojne daten e mundshme per ekzekutimin e saj.
Te pandehur
Ilir Kumbaro
Avni Koldashi
Arben Sefgjini
Ngjarja
Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ngjarja per te cilen akuzohen te pandehurit ka ndodhur me 21 tetor te vitit 1995, ku eshte marre peng nga punonjes te SHIK-ut, shtetasi Remzi Hoxha, i cili eshte derguar ne Vain te Lezhes, ku edhe dyshohet te jete varrosur.
Akuza
Tre te pandehurit akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda, se kane konsumuar vepren penale te "rrembimit te personit", kryer tre here dhe "tortures me pasoja te renda", kryer tre here, ne bashkepunim.