"Kreu i PS-se, drejtonte banden"
Tirane- Sulmi i ndodhur ne Cerrik ndaj punonjesve te Gardes, eshte treguar dje nga shoferi i nje prej blindave, i cili shpjegoi se banda drejtohej nga kryetari i PS-se. Sokol Puce, ka treguar per dy ore me radhe para Gjykates se Krimeve te Renda, ngjarjen e ndodhur me 22 mars, cilet ishin personat qe e kishin sulmuar, koleget e tij te vrare dhe te marre peng. "Ne 22 mars na kane njoftuar ne Garden e Republikes dhe na kane thene, se do te niseni me mision ne nje rreth per mbledhjen e armatimeve", ka nisur deshmine e tij, Puce. Ai tregoi se rreth ores 21:00, ishin nisur kater mjete te blinduara drejt Elbasanit, ku kishin arritur ne oren 12 te nates. "Te nesermen ne mengjes u mblodhem te Komisariati i Elbasanit, ku kishte edhe forca te tjera speciale", tha ai. Deshmitari i tregoi gjykates, se kane qene shume persona qe jane nisur drejt Cerrikut dhe bashke me ta edhe 5 blinda, 2 "Ifa" dhe nje tank i bardhe. Sipas tij, te gjithe kane pasur shenja identifikuese, ndersa blindi i tij, mbante mbishkrimin Policia. "Tek blindi im ishte nje arme e imja "Kallashnikov" dhe nje pistolete. Une isha i fundit, deri afer fermes", ka treguar para gjykates deshmitari. Ai ka shpjeguar se Sokol Pjetri i kishte thene "kemi rene ne prite tek kinemaja dhe Pallati i Kultures, nuk e di se cfare po ndodh". Brenda ne Cerrik mesohet se kishin hyre tre blinda, ajo e Hysen Docit, Pjeter Kolprencit dhe Besnik Palit. Deshmitari i beri me dije trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Klodian Kurushi, se Sokol Pjetri i kishte thene cfare po ndodhte. "Kam zbritur ne toke dhe ra nje granate, por nuk e pashe qe isha plagosur dhe fillova te ndjeja djegie. E pashe se kisha nje cifel granate. Granata ra ne kanal dhe shpertheu 50 metra larg meje, nuk e pashe nga erdhi", tha deshmitari.
Negociatat per pengjet
Me pas ai tregoi se ishin larguar drejt Elbasanit. "Shefi im,, Arjan Cenga ka ardhur nga Elbasani. Parkuam blindat para komisariatit dhe shkuam ne kafe. Nuk u kthyen te gjitha mjetet ne Elbasan, 2 blinda mbeten ne Cerrik. Tek lokali, erdhi nje djale i krimeve me motor dhe me tha "Kthehuni mbrapsht se eshte banda me e rrezikshme, me kryetarin dhe nenkryetarin e Partise Socialiste, Met Bozi dhe Llazar Bicja", tregoi me tej ai. Sipas tij, dy jane rruget per negociatat, ose te liroheshin pengjet dhe te plagosurit brenda ores pese, ose te ktheheshim ne Cerrik dhe te gjuanim. Mesohet se pengjet dhe trupat e vrare, u liruan para ores pese. Puce beri me dije se nje burre rreth te 45-ve ishte negociatori, i cili nga nje ane bisedonte me shefin e tij, nga ana tjeter shkonte ne komisariat, por nuk e dinte me cilin takohej. "Pellumb Vataj, Fatmir Toci dhe Dash Xhepaj me thane se ishin qelluar nga zona e kinemase. Besnik Syla, Halit Haxhia dhe Sali Martini kane vdekur dhe nje person me emrin Pjeter, qe ishte tek tanku i Hysen Docit, u qellua ne koke". Deshmitari rrefeu se ishte informuar nga Hysen Doci, se Fari Metaliaj dhe Agron Kuliqi ishin plagosur, ndersa Agim Biberaj dhe Azem Rustaj ishin marre peng. "Ata u moren peng nga 10-12 persona dhe ishin trajtuar ne menyre cnjerezore. Ishin qelluar me qyte automatiku. Biberaj kishte shenja ne trup, tek brinja e djathte", tregoi me tej Puce. Deshmitari shpjegoi se kishte pare kaseten, ku Biberaj eshte filmuar dhe pengmarresit i kane thene "je kelysh i Sali Berishes, sa te kane paguar qe je ketu". Kete kasete e kishte pare me syte e tij, kur ua kishte sjelle ne Garden e Republikes nje ish-prokuror, i cili i kishte pyetur per ngjarjen dhe per personat, nese i njihnin.
Te pandehurit
Llazar Bicja
Meti Bozi
Arjan Toska
Roland Sota (Xhepexhiu)
Alban Toska
Skender Cani
Tomorr Buzani
Bujar Buzani
Entel Gashi