Prokuroria: Burg perjete Besim Karait
KORCE- Prokuroria dhe Gjykata e Korces, "perplasen" per te pandehurin e masakres se Vidohoves. Organi i akuzes nuk eshte terhequr nga pozicioni i mbajtur prej fillimit te procesit gjyqesor per vrasjen e trefishte te te dyshuarit Besim Karaj, per motive xhelozie, duke kerkuar ne pretencen e dites se djeshme, burgim te perjetshem. Kurse Gjykata e Rrethit kishte aprovuar kerkesen e avokatit mbrojtes te Karait, duke pranuar gjykimin e shkurtuar, qe ndryshe do te thote falje e burgimit te perjetshem. Edhe seanca e djeshme eshte shtyre menjehere pas pretences se organit te akuzes, pasi kreu i trupit gjykues argumentoi se pales mbrojtese i duhej kohe per te perpunuar konkluzionet perfundimtare, para se te jepet vendimi per "vrasje per shkak te cilesive te vecanta, e perseritur" dhe "armembajtje pa leje". Karai qe ne seancen e pare gjyqesore pranoi krimin e trefishte, ku ekzekutoi ne fshatin Vidohove te Devollit vellezerit Taulant, Xhilian dhe Etlevan Mulliri. Shkak ishte bere lidhja jashtemartesore e gruas se emigrantit me nje nga vellezerit, Taulantin. Dy muaj para krimit, Besim Karai ka deshmuar se i kishte kapur ne flagrance, por per hir te tre femijeve dhe marteses, e kishte falur 25-vjecarin. Me vone ai kishte mesuar per nje shtatzeni te bashkeshortes, qe e detyroi te abortonte dhe me tej ishte perplasur me fjale me vellezerit Mulliri. Sipas pretendimeve te Karait, te rinjte e ofendonin me fjale dhe e provokonin,, duke i thene se po e vazhdonin lidhjen me gruan e tij. Mesditen e 29 janarit ai pas debatit ne fjale, ka marre armen automatike "Kallashnikov" duke qelluar fillimisht ndaj Taulant Mullirit dhe me pas kunder Xhilianit, dhe i la te vdekur ne vend. Ka ndjekur nga pas me te voglin, Etlevanin 17-vjecar, duke e plagosur rende. Por i mituri humbi jeten nje dite me pas ne spital. Karai u arratis nga fshati me ndihmen e nje te afermi te tij qe i dha rroba dhe ushqime, por disa jave me pas u vetevar ne gjendje depresive. Dy dite me pas 40-vjecari u dorezua se bashku me armen ne komisariatin e Fushe-Krujes. Seancen e radhes gjykata do te jape vendimin per Besim Karain, nderkohe qe familjaret e tre viktimave pretenduan se gjykimi i shkurtuar nuk i takon te pandehurit, pasi ka marre tre jete njerezisht ne menyre te paramenduar.
Procesi
Dy seanca me pare, avokati i Besim Karait kerkoi gjykim te shkurtuar, kerkese kjo qe u pranua nga Gjykata e Korces, e cila shtyu gjyqin per diten e djeshme, duke i lene kohe prokurorise te argumentonte ne pretence. Pasi gjykata te degjoje dhe pretendimet e pales mbrojtese, do te jape vendimin.
Gjykata
Gjykata e Korces vendosi gjykim te shkurtuar pas pendeses se Besim Karait, rrefimit te tij dhe mbeshtetjes ne deshmi te rrethanave te krimit, si dhe motiveve per te cilat u krye. Megjithese prokuroria dhe familjaret e viktimave ishin kunder gjykimit te shkurtuar qe i falte jeten te pandehurit, kerkesa u pranua.