Telekom Slovenije dhe Mobitel tani një gjigand i vetëm
Asambleja e Përgjithshme e Telekom Slovenije dha miratimin për bashkimin e Mobitel dhe Telekom Slovenije, e përfaqësuar në Shqipëri nga Primo, në përputhje me kontratën e shkrirjes me anë të blerjes, e cila u nënshkrua prej të dyja kompanive. Kjo paraqet hapin e fundit zyrtar për bashkimin e dy kompanive më të mëdha në atë që do të quhet Telekom Slovenia Group. Kompanitë përfunduan shkrirjen më 1 korrik të këtij viti. Ndërkohë, Primo në Shqipëri ka bërë një investim të jashtëzakonshëm në atë që quhet “State of the Art” (niveli i njohjes dhe zhvillimit në një teknologji ose shkencë) për sa i përket Qëndrës së të Dhënave (Data Center) dhe Përmirësimit të Rrjetit. investimi i cili ka arritur përafërsisht shifrën 1milion euro, ka bërë të mundur edhe zgjerimin e gamës së Shërbimeve të Manaxhuara, me përfitime të qarta për klientët e llojit “biznes” të cilët janë në kërkim për zgjidhje financiare dhe teknike të karakterit “biznes.Primo operon në Shqipëri që nga viti 1998 (2008 pjesë e Telekom Slovenia) dhe ka një bazë të qëndrueshme të klientëve në kategoritë “familjarë” dhe “biznes”, duke zotëruar pjesë të larta të tregut për shërbimet e telekomunikacionit në sektorin bankar (13 banka klientë ekzistues), shoqëritë e sigurimit, institucionet shtetërore dhe kompani të ndryshme private.