Bashkejetesa evropiane mes Islamit dhe Perendimit

Si te ruhet dhe te mbrohet identiteti yne perendimor dhe rrenjet tona kristiane duke krijuar dhe permiresuar ne te njejten kohe bashkejetesen me islamin Me fjale te tjera si te pranojme identitetin e te tjereve pa tradhtuar tonin
Nga Franko FrattiniMinister i Jashtem i Italise
Raporti mes demokracive europiane dhe botes
islamike ne globalizem qendron ne thelb te shqetesimeve tona dhe eshte shume i
pranishem ne veprimtarine e Qeverise. Nje problem zgjidhja e te cilit per
Europen - dhe ketu jam dakord me mendimin e Angelo Panebianco - do te duhet qe
sot te konsiderohet si pergjegjesi primare. Nga menyra se si do te rregullojme
raportin mes demokracive tona dhe universit islamik perfshi komunitetet
myslimane qe gjithnje e me shume jane te pranishme ne shoqerite tona do te
varet jo vetem siguria jone por edhe menyra komplekse e te jetuarit. eshtja
themelore qe shtrohet eshte si te ruhet dhe te mbrohet identiteti yne
perendimor dhe rrenjet tona kristiane duke krijuar dhe permiresuar ne te
njejten kohe bashkejetesen me islamin Me fjale te tjera si te pranojme
identitetin e te tjereve pa tradhtuar tonin
shte nje sfide komplekse e cila per tu perballuar ne planin e veprimit
politik duhet te marre udhe nga nje premise qe percakton nevojen per nje
riafirmim me te vendosur te identitetit te Europes. shte e veshtire te
bashkejetojme me te tjeret nese nuk e dime paraprakisht mire se kush jemi.
Duhet ta pranojme se mbi kete pike Europa ka dhene shenja pasigurie viteve te
fundit. E kam fjalen sidomos per zgjedhjen e disa lidereve europiane per te mos
i njohur rrenjet judaiko-kristiane te kultures sone duke refuzuar permendjen
dhe referimin e tyre edhe ne Traktatin Kushtetues.
Por e kam fjalen edhe per ato sinjale te perhapura te nje multikulturalizmi relativ te nje laiciteti negativ i cili me mbrojtjen e te drejtes se gjithkujt per te ndjekur dhe shpallur te verteten e vet rrezikon shpesh mohimin e se drejtes se ekzistences se besimit kristianizmit ne vecanti sikurse e deshmojne edhe fushatat kunder simboleve tona fetare kunder kryqezimit apo edhe perpjekjet per te diskretituar kishen.
Sa me mire qe ti rinjohim rrenjet tona qe bartin vlera
te tilla si toleranca dhe reciprociteti aq me mire do te perkufizojme
identitetin tone dhe do te jemi ne gjendje te menaxhojme natyrshem dukurite e
reja perfshi bashkejetesen me boten islamike. Ideja sipas se ciles bota e
besimit duhet ti perkase sferes private na rikthen imazhin paradoksal te lene
pas te nje Europe ku ndertimi i xhamise ndan opinionin publik mosbesues ndaj
nje bote plotesisht te ndare dhe ku qendrat tregtare refuzojne nga frika te
ekspozojne statujeza te Krishtlindjes per te mos fyer besimin e tjetrit. Duke
mbrojtur me force laicitetin e shtetit duhet te mesojme te bashkejetojme me
keto bote te nxisim reciprocitetin per te ndihmuar ne lindjen e nje islami
europian.
Nje strategji europiane per te zgjidhur pozitivisht marredhenien mes
demokracive tona dhe botes islamike duhet te vije ne zbatim mbi kater elemente
perparesia absolute dhe universalizimi i te drejtave nje politike emigracioni
e perbashket vijimi i luftes kunder terrorizimit dhe hapja e Turqise.
Mbrojtja e te drejtave te njeriut dinjitetit e lirive te tij perfshi ate te
besimit duhet te jete ne qender te angazhimit europian. Europa dhe Perendimi
kane detyren historike dhe morale per te mbrojtur integritetin e ketyre vlerave
universale sa here qe ato vihen ne diskutim. Italia eshte aktivizuar ne
Bashkimin Europian per te perforcuar kapacitetet e veprimit ne mbrojtje te
lirise se besimit ne bote. Jemi ne linjen e pare ne mbrojtjen e te drejtave te
grave pavaresisht besimit kujt ato i perkasin sic edhe e deshmon rasti
Shakineh.
Por eshte e nevojshme pertej rasteve te vecanta qe Europa si e tere te adaptoje
ne menyre sistematike nje profil te larte politik ne mbrojtjen e te drejtave te
njeriut dhe zhvillimit te dialogut nderfetar e nderkulturor. Me respektimin e
thelle te te drejtave te njeriut vjen edhe respektimi i pakicave qe mund te
jene islamike ne Europe apo kristiane ne bote. I vetmi kufi i ushtrimit te te
drejtave te ketilla eshte respektimi nga ana e individeve i ligjit te vendit qe
i pret.
Elementi i dyte i strategjise europiane ka te beje me politiken e emigracionit
nje politike qe duhet te harmonizoje vendosmerine mbi parimet dhe
solidaritetin per te favorizuar levizjet e rregullta dhe frenuar ato te
parregullta te cilat pervec pasojave negative qe sjellin ndaj sigurise sone
ndikojne ne rritjen e paragjykimeve etnike dhe fetare. Ato ndihmojne keshtu ne
ngritjen e mureve artificiale mes opinionit publik europian dhe atij islamik.
Menaxhimi i kesaj politike kerkon nje marrje dhe ndarje pergjegjesish mes
vendeve te origjines atyre transit dhe destinacionit. shte i domosdoshem nje
pakt mes vendeve anetare te Bashkimit Europian dhe atyre te origjines se
levizjes i bazuar nga njera ane ne ndihmen europiane per zhvillimin dhe ne
anen tjeter mbi nenvizimin e pergjegjesive te tyre ne raport me kontrollin e
levizjes. Por ketu ka nevoje edhe per nje solidarizim mes vendeve europiane qe
deri me tani per fat te keq ka munguar pavaresisht nxitjes se Italise me
shume perkundrejt emigranteve te parregullt sesa ne politikat e integrimit me
histori dhe deshtime te cilat nuk duhet absolutisht ti anashkalojme. Nuk ka
emigrim pa integrim.
Elementi i trete eshte ai i gatishmerise se larte ne luften kunder terrorizmit
qe vetesherbehet qellimisht me argumentin fetar per te imponuar ligjet e veta
antinjerezore ligjet e nje pakice ekstremistesh qe kunder edhe fjaleve te
Kuranit do te deshironin te impononin dhunen dhe jotolerancen e vet mbi pjesen
me te madhe te njerezimit perfshire shumicen e vete myslimaneve. Misionet tona
ne Afganistan angazhimi ne Lindjen e Mesme dhe Somali pertej karakterit te
tyre specifik kane te perbashket dhe duhet te vijojne te kene si qellim
paresor ballafaqimin dhe izolimin e kercenimit global qe vjen nga radikalizmi
islamik.
Elementi i katert i strategjise europiane nuk mundet qe te mos i perkase
Turqise. Turqia eshte nje shembull unik i islamizmit te moderuar dhe i
vokacionit europian sikurse e konfirmon tanime edhe referendumi i fundit per
Kushtetuten. Nese do te mbajme te hapura portat e integrimit te saj ne Europe
sic edhe Italia perhere ka deklaruar mund te nxisim ne nje kuptim me te gjere
komunikimin mes islamit dhe demokracise mes islamit dhe Perendimit me pasoja
pozitive mbi shoqerite tona dhe mbi menyren tone te jeteses. Keto kater aspekte
do te mund te harmonizoheshin ne kuader te nje strategjie komplekse te
qendrueshme dhe te vetedijshme nje strategjie qe u pergjigjet sfidave te ketij
shekulli per Europen dhe Perendimin nje shekull qe po shfaqet shqetesues dhe
qe ne duhet te dime ta qeverisim.