E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: E pres Berishën para shqiptarëve

Kreu i opozites, Edi Rama, ka reaguar pas deklarates se ambasadoreve per debatin me Berishen, duke shtuar se takimin me Berishën e pret para shqiptarëve. Ky reagim u bë përmes një komenti të shkurtër në blogun e tij personal pasditen e sotme. Përmes mesazhit të tij, lideri i opozitës mohon mundësinë e një takimi të fshehtë me kreun e mazhorancës, ashtu si kerkoi ambasadori amerikan Arvizu, per nje takim privat mes Rames dhe Berishes. Një ditë më parë, Rama e ftoi Berishën publikisht për një debat ndërkohë që ky i fundit nuk ka reaguar për këtë kërkesë publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›