Teleskopi Alma projekti gjigant ne Kili

Syri më i mprehtë në botë drejtuar hapësirës është duke u ndërtuar në shkretëtirën Atakama të Kilit. Projekti astronomik që pritet të përfundojë së shpejti, synon të sjellë të vërteta të reja për universin. I njohur si një radio-teleskop, projekti përbëhet nga antena satelitore gjigande të cilat mbledhin informacion nga kozmosi duke vëzhguar valë të gjatësisë mikroskopike.
Projekti është një ndërmarrje e përbashkët e Amerikës së veriut, Europës dhe Azisë Lindore. Teleskopi me emrin ALMA kushton më shumë se një miliardë dollar dhe kërkon dy dekada për të hyrë në funksion. Por, koha kalon shpejt, dhe 23 antena të lëvizshme në shkretëtirë, kanë hyrë në përdorim. Plot 66 antena që përbëjnë projektin e plotë do të jenë në funksion vitin e ardhshëm.
Juli Prifti