E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa integritet moral shkarkohet kreu i ALUIZNI-t ne Tirane

"Rasti i drejtorit të ALUIZNI-t për qarkun e Tiranës dëshmon se si mungesa e integritetit personal ka cënuar performancën në zbatimin e detyrimeve ligjore. Ç'është më e rëndësishmja ajo tregon se si një funksionar publik ka mashtruar në mënyrë zytrare organet, përmes manipulimeve në jetëshkrim duke lënë jashtë tij një eksperiencë pune 4 vjeçare si hetues, në hetuesinë e rrethit të Vlorës.

Mungon në këtë jetëshkrim edhe detyra si efektiv në Ministrinë e Rendit Publik. Vendosa, për shkaqet e mësipërme, lriimin e menjëhershëm nga detyra të zotit Ferdinand Shehu si drejtor i ALUIZNI-t për qarkun e Tiranës", tha Shpresa Muha, juriste e ALUIZNI-t.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›