E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nobeli ne fizike i jepet 3 studiuesve te universit

Fizikantët amerikanë Saul Perlmuter, Edem Ries dhe Brajen Shmit nga Australia, kanë fituar çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2011. Komitetit i Nobelit njoftoi se këta shkencëtarë kanë zbuluar se zgjerimi i universit është duke përshpejtuar, në vend që të ngadalësohet, siç mendohej më parë. Treshja ka studiuar të ashtuquajturën Supernova 1. Gjatë ceremonisë në Instituttin “Karolinska” ndërhyri Profesor Schmidt nga Australia.

"Ndjehem njësoj si kur u bëra baba. Më dridhen gjunjtë. Jam emocionuar dhe i mrekulluar”, u shpreh ai. Gjetjet e tre shkencëtarëve hedhin themelet e botëkuptimit bashkëkohor mbi origjinën e Universit, ndonëse ngrejnë një sërë çështjesh të vështira që lidhen edhe me ekzistencën e të ashtuquajturës “energji e zezë”, natyra e së cilës mbetet ende misterioze.

Delina Bitraku

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›