E Shtunë, 31 Tetor 2026

Televizioni A1 ndërpret emetimin e programit

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 18:00

Televizioni A1 prej mbrëmë ka ndërprerë emetimin e programeve të saj me vendim të Agjencisë për Komunikime Elektronike. Për këtë televizion me koncesion në nivel republikan, javën e kaluar ishte hapur procedura e falimentimit.

Televizioni më i vjetër dhe më i shikuar privat në Maqedoni A1 ka falimentuar për shkak të borxhit prej 30 milionë eurosh.

"Sipas vendimit të miratuar nga Gjykata Themelore Shkupi 2 është hapur procedura e falimentimit të shoqërisë tregtare radiodifuzive A1 televizioni DOOEL Shkup. Në nenin 62 alinea 4 e Ligjit për veprimtari radiodifuzive është vërtetuar se leja për kryerjen e veprimtarisë radiodifuzive ndërpritet dhe nuk do të jetë në fuqi pas hyrjes në fuqi të vendimit për falimentim", njoftoi Agjencia për Komunikime Elektronike.

Sipas këtij vendimi, drejtori i AKE-së ka firmosur vendimin për të ndërprerë shfrytëzimin e frekuencave të lëshuara për këtë televizion.

Mbi 230 gazetarë dhe punonjës të televizionit humbin punën pas mbylljes së A1-shit, i cili ishte lansuar në vitin 1993. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›