Katër çmime kosovarëve
“Dokufest” u mbyll mbrëmë me ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për filmat garues të festivalit.
Juria shpalli fituese të çmimit “Best Balkan Newcomer” filmin dokumentar “Cinema Komunisto” të Mila Turajli nga Serbia, ndërsa juria e garës ballkanike për Best Balkan Dok shpërbleu dokumentarin “Letter to Dad” të regjisorit Srdjan Keca, po ashtu nga Serbia.
Best Int’l Feature Dok shkoi për “People I could have been and maybe am” nga Boris Gerrets, Special Jury Prize for Int’l Dok iu dha “Our Persian Rug” nga Massoud Bakhshi-Iran/Holandë, Best Int’l short Dok ishte për “Out of Reach” nga Jakub Stozek-Poloni, Best Human Rights iu nda “You don’t like the truth 4 days inside Guantanamo” të Luc Cote dhe Patricio Henriquez/ Kanada, Special Mention for Human Rights filmit “Blood in the mobile” të Frank Piasecki Poulsen*Danimarkë, Best Green Dok shkoi për “Kingdom of Coal” të Casey Cooper Johnson dhe Antoneta Kastratit, Special Mention for Green Dok iu dha filmit “The Pipe” të Risteard O’Domhnaill-Irlandë, Best Short Film u shpall “Gardfren” i Cuneyt Karaahmetoglu-Turqi, Special Mention for Short Film shkoi për “Si qeni n’rrush” të Yll Çitakut e Driton Hajredinit- Kosovë, si dhe “La Gran Carrera” të Kote Camachos, Best National Film u shpall “Portreti i Humbur” i Lulëzim Zeqirit-Kosovë, kurse Special Mention for National Film shkoi për “Ninulla/ Llullaby” të Antoneta Kastratit dhe Casey Cooper Johnson-Kosovë.
Mbi 180 filma nga 55 shtete garuan në këtë edicion të festivalit, që nisi më 23 korrik në Prizren. Festivali u karakterizua edhe me aktivitete të tjera, si punëtori, konferenca, koncerte etj.
Pjesë e rëndësishme e festivalit ishte edhe ajo dedikuar fëmijëve dhe të rinjve, “DokuKids”, në të cilën u paraqitën rreth 40 filma. Për nder të edicionit të dhjetë të festivalit, organizatorët përgatitën edhe programin special të quajtur “10 Vjet Fuqishëm”, me filmat më të mirë dokumentarë dhe të shkurtë që janë shfaqur në “Dokufest” gjatë një dekade. Ndërsa regjisorët James Longley dhe Mohsen Makhmalbaf, këtë vit ishin në qendër të vëmendjes me praninë dhe punën e tyre në festival. Interesim të veçantë, të shtunën mbrëma, pasi prezantimi i bashkëpunimit ndërmjet këngëtares dhe kompozitores PJ Harvey dhe fotografit të njohur Seamus Murphy, për albumin e fundit të artistes, “Let England Shake”. Dy artistët erdhën në festival për një shfaqje të veçantë të 12 filmave të shkurtër, të përcjellë nga një panel me pyetje dhe përgjigje.