E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Stavileci udhëton për në SHBA

Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, së bashku me një delegacion nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës, ministri Stavileci pritet të zhvillojë takime të ndryshme me përfaqësues të departamentit të shtetit të SHBA-ve, me përfaqësues të departamentit për agrikulturë, me përfaqësues të Bankës Botërore, me përfaqësues të USAID-it dhe me kongresmenë të ndryshëm.

Po ashtu, ministri Stavileci gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të realizojë edhe vizita të ndryshme në terren, ku është planifikuar të vizitohen kompani të ndryshme të përpunimit të ushqimit, përpunimit të qumështit dhe institute të ndryshme bujqësore.

Kjo vizitë e delegacionit të MBPZHR-së u organizua nga USAID-i dhe Ambasada e Kosovës në Uashington.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›