Siri Liga Arabe Dialog me protestuesit

Liga Arabe kërkon zhvillimin e "dialogut" politik në Siri mes Damaskut zyrtar dhe përfaqësueve të protestueve. Ka qenë ky rezultati i takimit të mbajtur në Egjipt ku anëtarët e Ligës nuk arritën të bien dakord për përjashtimin e Sirisë nga organizata për shkak të represionit të dhunshëm që po ushtrohet ndaj opozitës.
Pas një takimi të posaçëm në Kajro ministrat e Jashtëm të ligës së shteteve kërkuan në vend të kësaj një "dialog nacional" mes qeverisë së kreut të vendit Bashar al Assad dhe kritikëve të tij. Ky takim do të mbahet brenda dy javësh në Kajro, thuhet në një deklaratë zyrtare. Qëllimi i konferencës është për të realizuar aspiratat e ligjshme të popullit sirian dhe të shpresave për ndryshim duke i dhënë fund dhunës dhe duke shmangur një ndërhyrje të trupave të huaja ushtarake.
Por një përjashtim të mundshëm të Sirisë dhe një njohje të Këshillit Kombëtar të opozitës siriane nuk u miratua nga shumica. Protestat në Siri vazhdojnë ndërkohë edhe më tej. Prej marsit sipas vlerësimeve nga këto protesta kanë humbur jetën më shumë se 3.000 persona.
Delina Bitraku