E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teli "viktimë" e gjykimit të dobët

Largimi me karton të kuq i Admir Telit në sfidën ku Haxhetepe humbi 3-1 me Gallatasarain ka shkaktuar shumë polemika në Turqi. Në qendër të akuzave është gjyqtari Sulejman Abai, që gaboi duke nxjerrë nga fusha mbrojtësi shkodran. Në të 74-ën, arbitri nxori nga loja Telin, e problemi është se fillimisht kuqeziu ishte ndëshkuar për një faull të shkaktuar nga një lojtar tjetër. Presidenti i Haxhetepes, Turgai Kalemci tha: "Gjyqtari pohoi se njërin prej kartonëve të verdhë ia dha gabimisht Telit dhe për këtë arsye ndeshja duhet përsëritur". Fakti që takimi duhet luajtur sërish për shkak të gabimit teknik është mbështetur edhe nga ish-gjyqtari turk, Ertugrul Dilek. Ai rikujtoi rastin e sezonit 2003-‘04, në takimin Fenerbaçe-Rizespor u përsërit për gabim teknik. Ndërkohë, Oguz Sarvan, zyrtar i lartë i Federatës Turke, e cilësoi kartonin e kuq për Telin si "një gabim trashanik të gjyqtarit të ndeshjes. Në këtë rast, mbrojtësi i Haxhetepes është detyruar të largohet nga fusha pa të drejtë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›