Ngjyrat e Pogradecit në syrin e piktorëve kosovarë
POGRADEC- Piktorë dhe fotografë nga vënde të ndryshme të Ballkanit çelën mbrëmjen e djeshme në Galerinë e Arteve në Pogradec ekspozitën e përbashkët me temë nga natyra e këtij qyteti.
21 krijues rikthehen edicionin e dytë të piktorëve në Pogradec, një veprimtari që sipas menaxherit të shoqatës “Antik”, S.Ahmetaj, synon të shndërrohet në një traditë të përvitshme, me një pjesëmarrje më të gjerë nga ana e tyre për të promovuar jo vetëm vlera artistike, por edhe resurset turistike që ka ky rajon.
Vëmëndjen e vizitorëve e tërhoqi arti viziv i piktorëve nga Kosova, Visar Mulliqi, Safet Spahiu, Osman Demiri nga Tetova, si dhe Saimir Strati, fitues i 5 rekordeve Giness me mozaikun “Mjellma e liqenit” në teknikën e xhamit.
Organizimi i kësaj kolonie piktorësh dhe çelja e ekspozites së tyre u mundësua nga deputeti i Korçës Fatbardh Kadilli.
(e.m/atsh/BalkanWeb)