Gjoba 25 mijë euro, “Stresi” me shokët në gjykatë
19/09/2011 Prokuroria mbyll hetimet ndaj këngëtarit të rrepit që gjobiti regjisorin Leonard Bombaj
Nën akuzë dhe 15-vjeçarja A.Xh, si dhe njeriu me nofkën “Arusha”
TIRANE- Pesë gjobëvënësit e regjisorit Leonard Bombaj, mes tyre dhe këngëtari Arkimend Lushaj ose siç njihet ndryshe me nofkën “Stresi” janë dërguar në gjykatë si autorë të këtij krimi. Përfaqësuesit e organit të akuzës për këtë krim nuk kanë falur as 15-vjeçaren me inicialet A.XH, e cila sipas hetimeve të kryera gjatë kësaj kohe duket se ka gisht në gjobëvënien prej 25 mijë eurosh të vendosur profesorit të saj. Prokuroria ka konstatuar se 15-vjeçarja është bërë shkaku i këtij konflikti mes Leonard Bombaj dhe të pandehurve Arkimed Lushaj, Rolado Kurtin, Elis Bashën dhe personin tjetër të identifikuar së fundi me emrin Sevastian Kallabaku të njohur ndryshe me nofkën “Arusha”. Sipas të dhënave të Prokurorisë, vajza 15-vjeçare ka deklaruar gjatë komunikimit të akuzës se nuk e kishte kërcënuar regjisorin Bombaj edhe pse ai e kishte përdhunuar disa herë. Gjithashtu, vetë 15-vjeçarja ka mohuar se së bashku me këngëtarin “Stresi” i kishin kërkuar regjisorit të paguajë shumën prej 25 mijë eurosh si formë presioni për të mos e denoncuar publikisht si përdhunues fëmijësh. Në dëshminë e katër të pandehurve të tjerë, vihet re i njëjti qëndrim. Ata kanë mohuar akuzat dhe pretendojnë se nuk i kanë vënë gjobë regjisorit Bombajt. Mirëpo ky i fundit pretendon se nën presionin e vazhdueshëm të armës, por dhe presionit psikologjik, autorët i kanë marrë fillimisht 5 mijë euro, si dhe automjetin e tij. Më pas makina i është rikthyer si rezultat i negocimit me babanë e të pandehurit Arkimed Lushaj, ndërsa ky i fundit në bashkëpunim dhe me të pandehurit e tjerë kanë vijuar duke i kërkuar në formën e gjobës shumën prej 25 mijë eurosh. Çështja u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pas disa muajsh hetime urdhëroi arrestimin e katër prej të pandehurve, urdhër-arreste këto që nuk u ekzekutuan kurrë nga Policia e Shtetit. Momentalisht të gjithë të pandehurit do gjykohen në gjendje të lirë dhe se pritet që shumë shpejt të fillojë procesi gjyqësor në ngarkim të tyre.