Merren 70 dëshmi për vrasjen e gjyqtarit Konomi, asnjë autor
19/09/2011 Verifikim provave të administruara në dosje e informacionet operative të agjentëve
TIRANE-Dhjetë ditë nga vrasja mafioze e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, grupi i hetimit duket se ende nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për të dalë në konkluzionin e arrestimit të ndonjë personi konkret. Brenda 10 ditëve hetime intensive është arritur të administrohen në dosjen penale rreth 70 dëshmi të personave që kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe atyre që kanë pasur dijeni rreth konflikteve të mundshme të gjyqtarit 33-vjeçar Skerdilajd Konomi. Këto dëshmi i janë nënshtruar analizave të vazhdueshme mes grupit të ekspertëve të policisë dhe Prokurorisë që po punojnë me qëllim zbardhjen e motivit të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të krimit. Vëmendje po i kushtohet dhe informacioneve operative të servirura nga agjentët e policisë dhe SHISH për disa nga kontingjentet kriminale, por që deri më tani asnjë e re në këtë drejtim. Ndërkohë që mes deklarimeve të personave që kanë parë ngjarjen kur ka ndodhur, janë dhe ato të të afërmve dhe miqve të viktimës. Sipas hetuesve, asnjëri prej tyre s’ka treguar emrin e ndonjë individi që mund të jetë ose të ketë urdhëruar eliminimin fizik të gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomi. Hetuesit shprehen se momentalisht janë fokusuar më së shumti në pistën e pronave, por shtojnë se mekanizmi i vrasjes është tepër i sofistikuar dhe se është thuajse e pamundur për të zbuluar autorin duke u nisur vetëm nga vendi i krimit. Ndërkohë që rreth 70 deklarimet e administruara në dosje janë analizuar dhe me provat materiale të administruara në vendin e ngjarjes, si dhe në zyrat e AKKP-së, Prokurorinë e Tiranës dhe gjykatë, në të cilat u tërhoq dokumentacioni që fliste për pronat dhe konfliktet gjyqësore që gjyqtari kishte me to. Përgjatë 10 ditëve, specialistët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë sekuestruar gjithashtu dhe 5 kaseta filmike, ku dy janë marrë nga televizionet, ndërsa tre të tjera janë sekuestruar nga kamerat e instaluara në biznese. Sipas burimeve të Prokurorisë, interes i është dhënë dhe tabulateve telefonike të viktimës, por realisht nga ato nuk është konstatuar asnjë numër i dyshimtë që mund të vinte në lëvizje grupin hetimor të kryesuar nga tre prokurorë të Krimeve të Rënda. Në dosje është administruar dhe telefoni i viktimës si dhe një dosje pune që ende nuk ishte djegur nga flakët, ndërkohë që për sa i përket gjetjes së kartës apo të telefonit celular që mund të ketë ndikuar për të aktivizuar shpërthimin e 500 gr tritol C4 vendosur në makinën e Konomit, burimet thonë se ato janë shkrirë nga shpërthimi ose nga zjarri që filloi më pas. Ndërkohë që pas sekuestrimit të provave materiale dhe dokumentacionit që bën fjalë për trojet, pritet që Prokuroria gjatë kësaj jave të marrë në pyetje punonjës dhe ish-drejtues së AKKP-së Durrës dhe Tiranë.
Gjykatat rrisin planin e masave
pas vrasjes tragjike të Konomit
Dhjetë ditë nga vrasja e gjyqtarit të Vlorës, drejtuesit e gjykatave në gjithë vendin kanë reflektuar mbi masat e sigurisë që ata kanë për rreth. Çdo organikë e gjykatave në kryeqytet por dhe në rrethe, ka ndërmarrë hapa vetjakë duke hartuar një plan masash. Sipas burimeve, tashmë në shumicën e gjykatave nuk mund të hysh apo të qëndrosh brenda korridoreve, në qoftë se nuk je nën shoqërinë e ndonjë punonjësi të informacionit. Qytetarët për të takuar gjyqtarët, tashmë duhet të kalojnë disa nivele sigurie (Kontrolli) pastaj mund të marrin “ok” që të shkojnë në zyrën e gjykatësit apo në sallën e gjyqit. Edhe gjatë kësaj ata duhet të shoqërohen nga punonjësit e informacionit ose të sigurisë. Ndërkohë që për sa i përket rasteve kur gjyqtarët kanë marrë kërcënime, reparti “RESI” është vënë në shërbim të tyre për garantimin e sigurisë fizike dhe atë familjare.