E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e shiut, bllokohet rruga Sarandë-Vlorë

SARANDE- Përkeqësimi i motit ka rikthyer dhe problemet në infrastrukturën rrugore, ku aktualisht aksi Sarandë-Vlorë është bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Mësohet se në këtë aks janë bllokuar rreth 100 makina nga të dyja anët e korsive, për shkak të shkarjes së dheut pranë Qafë Gjashtës.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet një fadromë, e cila po përpiqet të zhbllokojë rrugën.

Mësohet se edhe policia ndodhet në këtë aks dhe po përpiqet që të ndihmojë në qarkullimin e mjeteve
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›