E Martë, 3 Nëntor 2026

Teliti e pranon: Sot e kemi të vështirë të fitojmë ndaj Ramës

Këshilltari i ‘Rithemelimit” në PD, për çështjet ekonomike, Dorian Teliti u shpreh në emisionin ‘3D’ në RTSH se është jo pak e vështirë që të fitohet aktualisht ndaj Edi Ramës.

“Nëse ka negociata s’jam person i duhur për të dhënë përgjigje. Nuk kam informacione në këtë drejtim. Aludime mund të ketë. Por s’kam informacione. Në situatën që jemi sot e kemi të vështirë të fitojmë kundër qeverisë. Pa krijuar paqe brenda vetes është e vështirë. Por është parakusht që ta gjejmë gjuhën e përbashkët”, tha Teliti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›