Teliti:Prodhimi i kartave do kryhet brenda disa ditëve

Prodhimi i kartave të identitetit është çështje ditësh. Të paktën kështu deklarohet nga autoritetet përgjegjëse të këtij procesi. Dy javë pas nisjes së aplikimeve për letërnjoftimin elektronik, drejtori i përgjithshëm i zyrave të gjendjes civile Armand Teliti, nuk ka publikuar afat për daljen në dritë ët dokumenteve të para, por shprehet se ato do të jenë se shpejti gati.Kreu i zyrave të gjendjeve civile, ka bërë me dije se janë në proces kolaudimi mjediset ku do të prodhohen karta e identitetit, dhe njofton se së shpejti ato do të vihen në eficencë. Gjithnjë pa përcaktuar afate kohore, Teliti ka deklaruar se këto ditë pritet të dalin në shitje kuponat për pasaportat biometrike. Ndërkohë që Tirana shpreson të ketë së shpejti në dorë edhe dokumentin eletronik të identifikimit, nuk dihet ende se çfarë po bëhet me rrethet. Autoritetet, nuk kanë bërë akoma të ditur se kur do të fillojë aplikimi i qytetarëve për kartat e identitetit.