Topi pret kreun e cështjeve evropiane bullgare
Kryetari i Komis. për Çështjet Evropiane të Kuvendit të Bullgarisë, Mladen Çerveniakov gjatë takimit ne Tirane me Presidentin e Shqipërisë, u shpreh me besim se gjate Samitit te ardhshem, Shqiperia do behet anetare me te drejta te plota te NATO-s
TIRANE-Gjatë Samitit të ardhshëm Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota Aleancës së Atlantikut të Veriut. Deklarata u bë sot në Tiranë nga Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane të Kuvendit të Bullgarisë, Mladen Çerveniakov gjatë takimit me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Kreu i shtetit shqiptar priti sot në mjediset e Pallatit të Brigadave, Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Kuvendit të Bullgarisë, Mladen Çerveniakov dhe delegacionin, që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Z. Çerveniakov shprehu admirimin për arritjet dhe sukseset e shënuara nga Shqipëria gjatë viteve të fundit në rrugën e saj integruese dhe vlerësoi nivelin e mirë të marrëdhënieve dypalëshe, të ilustruara edhe me ratifikimin unanim nga ana e Kuvendit Popullor të Bullgarisë së protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Cerveniakov i shprehu besimin shprehur besimin se “gjatë Samitit të ardhshëm, Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe se paraqitja e kërkesës për statusin e vendit kandidat të Bashkimit Europian po bëhet në momentin e duhur”.
Nga ana e tij, Presidenti Topi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për vendin tonë të shprehur edhe me ratifikimin e protokollit të anëtarësimit në NATO, duke shpresuar dhe në ndihmesën e saj në procesin e paraqitjes së kërkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
Më pas biseda mes dy personaliteteve u përqendrua kryesisht në bashkëpunimin ndërinstitucional. Presidenti Topi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe duke e cilësuar Bullgarinë “një vend tradicionalisht mik dhe partner në rrugën e përbashkët të integrimit euroatlantik”.
Në këtë takim, duke vënë në dukje se Bullgaria është një faktor i rëndësishëm në rajon, Gjithashtu, gjatë bisedës Presidenti Topi dhe z. Çerveniakov u ndalën dhe në disa prej projekteve konkrete, që mundësojnë rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve tona dhe sidomos të atij në fushën e ekonomisë, energjitikës, etj. Kështu, u vlerësua rëndësia e realizimit të projekteve domethënëse si Korridori 8-të, çfarë do t’i jepte një përparësi të veçantë zhvillimit më të shpejtë të vendeve të rajonit në përgjithësi. Kreu i shtetit shqiptar theksoi nevojën e rritjes së nivelit të marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare “ku një rol parësor do të luante liberalizimi i regjimit të vizave nëpërmjet vullnetit të përbashkët politik”.
(d.b/BalkanWeb)