E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Berisha mbyll fushatën: Jam i bekuar që jam shërbëtori juaj i përvuajtur (VIDEO)

berisha ne gjirokasterKryeministri Sali Berisha, në fjalimin e tij në mbyllje të fushatës elektorale, tha se ka qenë i bekuar që ka pasur mundësinë të jetë një shërbëtor i përvuajtur i shqiptarëve.

Të bashkohemi në numrin 44. Unë bekimin më të madh të këtij numri dhe të Zotit e konsideroj faktin se zoti dhe 44-a më dhanë mundësinë mua të jem shërbëtor i përvuajtur i palëkundur, i interesave, aspiratave dhe idealeve tuaja. Ky ishte bekimi më i madh për Sali Berishën.

Kryeministri tha se ata do bëjnë realitet ëndrrën për Shqipërinë një vend i zhvilluar.

Mirënjohje të gjithë qytetarëve nga Gjirokastra, Vlora, Fieri Berati, Elbasani, Durrësi, Lezha, Shkodra, Peshkopia, Kukësi, kudo që jeni, përshëndetjet më vëllazërore.

Populli i vendit tim, uragani i fitores sonë më gjigand se kurrë në sheshin e Tiranës, është uragani i dashurisë, i respektit për çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet politike. Është uragani i shpresës, i besimit te njëri tjetri dhe tek e ardhmja. Fshatra dhe qytete të zhvilluara, qytetarë dhe qytetare të Shqipërisë, ora e madhe po afron.

Le të bashkohemi ne, gra dhe burra, vajza dhe djem që i besojnë vetes dhe Shqipërisë se me punën dhe me djersën tonë do ecim përpara drejt integrimit dhe Europës.

Jemi mbi gjysmë milion, por më datën 23 qershor duhet të jemi të gjithë së bashku, dhe unë jam këtu për tu garantuar se ne ëndrrën më të bukur të shqiptarëve, të Shqipërisë vend i zhvilluar, Shqipërisë zonjë, siç e quante Sami Frashëri, do ta bëjmë realitet për çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet e tij, u shpreh Berisha.

Kjo është Tirana blu, Tirana e fitores historike në 23 qershor. Kjo është Tirana dhe Shqipëria e integrimit dhe të ardhmes. Uragani i fitores sot është më gjigand se asnjëherë, është uragani i fitores. Uragani i fitores është ai i së ardhmes dhe një mirëqenie më të mirë. Ora e madhe po afron, të bashkohemi të gjithë për fitore. Më 23 qershor të jemi të gjithë së bashku për të votuar PD-në. Fitorja juaj do të jetë për rroga dhe pensione më të larta. 4 vitet që vijnë çdo i ri do të punësohet pa taksa për 3 vjet. Katër vitet që vijnë çdo i ri do të mbështetet me kredi të buta. Biznesmenët të bashkohen me PD për taksa më të ulëta, deklaroi kryeministri Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›