E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nafta në duar të pushtuesve, pas 23 qershorit për qytetarët

Kreu i selisë rozë në turin e tij elektoral në qarkun e Fierit është ndalur edhe në Ballsh, ku prezantoi dhe kandidatët për deputetë. Kryesocialisti Rama ka kërkuar votën e ballshianëve mbi të gjitha për tu kthyer naftën, e cila sipas tij po grabitet nga një grup pushtuesish.

Nëse votohet e majta, pas 23 Qershorit, nafta do i kthehet popullit dhe nuk do të përvetësohet në dorën e një grusht njerëzisht. Atë që i ka bërë naftës, familja e qeverisë nuk ia ka bërë Shqipërisë asnjë pushtues. Më 23 qershor do votojmë për shpëtimin e pasurive nëntokësore të mos përfitojnë një grup pushtuesish, por popullitha Rama.

Kreu i PS deklaroi se shqiptarët e kanë kuptuar se PD nuk ka më program, ndaj më 23 Qershor do të votohet për Rilindje, ndërsa ironizoi edhe deklaratat e Kryeministrit për taksën e sheshtë.

Programin e tij e ka marrë lumi me kohë, dhe më 23 qershor shqiptarët kanë vendosur për Rilindje e jo rrënimin. Rritje të punësisë dhe jo papunësisë. Do vendosin mbështetje për fermerët dhe fshatin, jo braktisje të fshatit. Taksa e sheshtë është taksa e Zotit, thotë katragjyshi dhe nëse paguani kaq sa paguani, sipas tij, kjo ndodh se e ka vendosur Zoti. Është taksë e drejtë, thotë ai se kush ka dhjetë paguan 10 e kush ka 100 paguan 10. Por ne i themi, nëse me taksën e tij të shtrembër sot që fiton 500 mijë lek, paguan 50 mijë lek do paguajë, nesër do paguajë vetëm 10 mijë lek dhe kursen 40 mijë lekëtheksoi ai.

Edhe në këtë takim nuk kanë munguar batudat e autobusit, ku sipas Ramës shërben si mjet i përbashkët mes rivalëve politikë, por për qëllime të ndryshme.

Saliu e ka merak të madh autobusin mavi, edhe e dini pse? Sepse nuk i shkon njeri nëpër mitingje. Nëse nuk i mbledh në autobusa dhe i duket sikur i kemi marrë një autobus. E donte dhe një autobus më shumë. E ka bërë PD si agjenci transporti me mësues e mjekë e administratë si pasagjerë. Ngarko në Tiranë e co në Shkodër, ngarko në Elbasan e shko në Fier, dhe në Patos kanë ardhur ku nuk e voton njeri katragjyshin me jelekpërfundoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›